Avokati i Popullit: Protestuesit u dhunuan gjatë arrestimit, Florenc Hoxha ka dëmtime në kokë

18 Shkurt 2019, 19:21Politika TEMA

Avokati i Popullit përmes një njoftimi për mediat thotë se ka marrë shqetësime nga protestuesit pasi janë dhnuar gjatë shoqërimit në komisariat pas protestës së 16 shkurtit.

Ekspertët e Avokatit të Popullit kanë vizituar në paraburgim të 16 të arrestuarit dhe 15 prej tyre kaën deklaruar se janë dhunuar.

Më i dëmtuar, sipas Avokatit të Popullit, është Florenc Hoxha.

Deklarata e plotë

Avokati i Popullit heton mbi përdorimin e shpërpjesëtuar të gazit lotësjellës si dhe për ushtrim dhune gjatë arrestimit të pjesëmarrësve në tubimin e 16 shkurtit

Institucioni i Avokatit të Popullit ka monitoruar në mënyrë të kujdesshme tubimin e qytetarëve më datë 16.02.2019 si dhe sjelljen e autoriteteve tona ligjzbatuese gjatë dhe pas zhvillimit të këtij tubimi.

Një ekip i zgjeruar ekspertësh të Avokatit të Popullit ka qenë i angazhuar në ndjekjen nga afër të zhvillimeve duke kryer të gjitha verifikimet e nevojshme në përputhje me mandatin e sanksionuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë për institucionin e Avokatit të Popullit.

Në përfundim të monitorimit, Avokati i Popullit ka konstatuar se protesta e 16 shkurtit është zhvilluar përgjithësisht brenda standardeve normale të një tubimi paqësor.

Qytetarët kanë qenë të pranishëm të shumtë në numër dhe – përveç një numri të vogël e të veçuar individësh – në një shumicë dërrmuese qytetarët janë shfaqur të qetë dhe të paangazhuar në akte kërcënuese për rendin, qetësinë dhe sigurinë publike.

Avokati i Popullit çmon se sado i parëndësishëm qoftë numri i qytetarëve që e injorojnë ligjin dhe përfshihen në veprime të dhunshme, cenimi i pronës publike si dhe veprimet në kundërshtim të sigurisë dhe rendit publik janë te papajtueshme me të drejtën kushtetuese të protestës dhe demtojne jo thjesht pasurinë publike por edhe të drejtën e qytetarëve të tjerë për të protestuar paqësisht.

Gjithsesi, roli i Avokatit të Popullit ka të bëjë me garantimin e sjelljes së autoriteteve shtetërore në respekt të ligjit dhe të drejtave civile të qytetarëve.

Nga verifikimet paraprake të ekipit monitorues është konstatuar se forcat e ruajtjes së rendit në përgjithësi e kanë menaxhuar me rregullsi protestën, pa u angazhuar në ushtrim dhune mbi qytetarët protestues.

Gjithsesi, nisur edhe nga ankesa të ardhura prej qytetarëve të pranishëm në protestë, Avokati i Popullit ka ngritur pyetje në lidhje me proporcionalitetin e përdorimit të gazit lakrimogjen apo edhe të pajisjeve të tjera shpërthyese që u hodhën nga forcat e ruajtjes së rendit mbi masën e qytetarëve gjatë protestës.

Avokati i Popullit, në datë 17/2/2019 u ka drejtuar kërkesa zyrtare autoriteteve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, për të dhënë sqarime mbi llojin, sasinë, përqendrimin, përbërjen, dhe prejardhjen e këtyre lëndëve.

Gjithashtu Avokati i Popullit ka kërkuar të informohet zyrtarisht mbi protokollin zyrtar që zbatohet për përdorimin e këtyre lëndëve, llogaritjet sipas të cilave administrohet sasia e duhur për një numër të caktuar qytetarësh dhe të dhëna të tjera që do të përcaktojnë nëse sasia e përdorur e këtyre lëndëve nga ana e forcave të rendit synonte vetëm neutralizimin e grupit të vogël të dhunuesve, apo intimidimin dhe privimin e një numri të madh protestuesish paqësorë nga ushtrimi i së drejtës së tyre kushtetuese për tubim.

Po ashtu, Avokati i Popullit ka ndjekur zyrtarisht edhe procedurat e ndalimit të një numri pjesëmarrësish në tubim nga ana e organeve ligjzbatuese gjatë orëve të mbrëmjes në vijim.

Përfaqësuesit e Institucionit kanë marrë informacione pranë autoriteteve drejtuese të Policisë së Shtetit dhe u janë vënë në dispozicion dokumentet shoqërues me anë të të cilave janë kryer këto arrestime.

Avokati i Popullit ka kërkuar dhe i është lejuar të zhvillojë takime me të 16 qytetarët e ndaluar nga Policia e Shtetit pas përfundimit të tubimit.

Të pyetur individualisht nga Avokati i Popullit, 15 prej qytetarëve nuk kanë shprehur pretendime për ushtrim dhune apo për shkelje të procedurave standarde të ndjekura nga Policia e Shtetit në ndalimin e tyre.

Në një rast, dhe posaçërisht qytetari F.H. ka raportuar një seri shkeljesh nga ana e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për ndalimin e tij, pamje filmike të të cilit janë publikuar edhe në disa media.

Sipas deklarimeve të qytetarit por edhe pamjeve filmike të publikuara në media, një numër i madh forcash policore janë angazhuar për të kryer ndalimin në orët e mbrëmjes në banesën e tij. Sipas Avokatit të Popullit, ky raport kaq i shpërpjesëtuar angazhimi i një numri kaq të lartë anëtarësh të organeve ligjzbatuese për thjesht arrestimin e një qytetari të vetëm, mund të përbëjë një formë demonstrimi të panevojshëm represiviteti.

F.H. ka denoncuar edhe se hyrja e forcave të rendit në mënyrë të dhunshme pa kërkuar më parë as akses normal në mjediset familjare është në shkelje të procedurave standarde. Në mënyrë të veçantë ekspozimi i armëve në brendësi të banesës dhe në prani të fëmijëve të tij të mitur si dhe përdorimi i fjalëve fyese dhe degraduese ndaj tij përbëjnë shkelje të ligjit nga ana e efektivëve që kanë ekzekutuar urdhërin e arrestit. Sipas deklarimeve, bashkëshortja e qytetarit si dhe të dy fëmijët e mitur 12 dhe 5 vjeç kanë pësuar shok psikologjik nga ky manifestim i panevojshëm brutaliteti.

Si nga pyetja e shtetasit F.H. ashtu edhe nga pamjet filmike të bëra publike në media, rezulton se sjellja e efektivëve që kanë ekzekutuar mandatin e arrestit është në kundërshtim me procedurat e ndalimit dhe shoqërimit dhe jo vetem kaq, por gjithashtu rezulton se nga ana e tyre ka edhe pasur ushtrim dhune verbale e fizike.

Pasi është dërguar në ambientin e shoqërimit të DVP Tiranë, qytetari është vizituar nga mjeku i këtij institucioni i cili ka rekomanduar që të dërgohet në Spitalin Ushtarak të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, sepse sipas atij goditjet në pjesën e kafkës prapa veshit ishin të rrezikshme për jetën. Pas rekomandimit të mjekut ai është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe ka bërë ekzaminimet përkatëse ndërmjet të cilave skaner, si dhe ka marrë serum. Mbasi ka përfunduar ekzaminimet është shoqëruar në DVP Tiranë ku Oficeri i Policisë Gjyqësore në pranë të avokatit të tij i ka komunikuar arrestimin në flagrancë.

Ndërkohë u konstatua se nga mjeku i institucionit të policisë ishte bërë shënimi në regjistrin e vizitave të personave të arrestuar/ndaluar duke pasqyruar pretendimet e tij për ushtrim dhune fizike, si dhe konstatimin e hematomave në pjesën e kokës prapa veshit të djathtë.

Gjithashtu, sipas deklarimeve të avokatit të qytetarit F.H dhe familjarëve të tij, në banesën e tyre është kryer edhe një kontroll (i pasuar edhe nga një i dytë në orët e natës), gjë për të cilën nuk është paraqitur asnjë dokumentacion justifikues.

Nga ana e Avokatit të Popullit do të vazhdojë kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore administrative duke pyetur efektivët që kanë bërë shoqërimin e shtetasit F.H., si dhe të dëshmitarëve të mundshëm që kanë dijeni rreth pretendimeve të tij, si dhe të dokumentacionit të administruar lidhur me atë dhe personat e tjerë nga organet e Policisë dhe Prokurorisë Tiranë.

Përtej dhunës verbale dhe fizike të evidentuar në pamjet filmike, raportet mjekësore dhe kontaktin fizik vizual me shtetasin F.H., verifikimi i pretendimeve për shkelje të procedurave në ndalimin e këtij shtetasi si dhe i kryerjes së kontrolleve në kundërshtim me procedurën ligjore të parashikuar nga ligji, cenon rëndë të drejtat e tij kushtetuese.

45 komente në “Avokati i Popullit: Protestuesit u dhunuan gjatë arrestimit, Florenc Hoxha ka dëmtime në kokë”

  1. X says:

    Avokat leshi….te plasen syte apo te tha monika’

    1. Avokate nuk je hetuese - Pamjet filmike treguan arrestim te rregullt te F. Hoxhes says:

      Arrestimin e Florenc Hoxhes e pame ne video qe e nxorri shtypi. Asnje force nuk u ushtrua ndaj tij.Madje as pranga nuk ju vune. Sigurisht forca te shumta shkuan sepse nuk i dihet se cfare mund te bejne banditet e Florian Hoxhes. Asnje dhune. Arrestim i qete. Ate e kane goditur ne koke ne burg shoket e tij ne qeli qe te duket sikur eshte keqtrajtuar. Ai eshte nje gangster i te nje mije e nje dobiclleqeve. Banda e tij mund te ishin te armatosur dhe te goditnin policine me arme. Prandaj Avokatja e leshit mos bej sugjerime koti. Kur ju keputen gishtat polices tek Astiri Avokatja e Popullit pinte kafe dhe bente lloqe madje mund te kete qene e lumtur qe u keputen gishtat. Nuk beri asnje deklarate apo asnje mbrotje te vajzes poilice qe u gjymtuar per jete. Ku ishe ti Avokatja e leshit kur u plagos kjo zonjushe police.

    2. Kali says:

      hahahaha hahahah
      Kafshet, egersirat dhe tifozet e tyre e kane vendin ne shpelle ose ne kafaz.
      E keni provuar ta sulmonit kryeministrine para 1991 dhe ta provonit pastaj……..ate……
      Ejani ketu sot te provoni te sulmoni Kremlinin dhe pastaj ta provoni…..ate……

  2. Guazimondo says:

    Po ti kishte ne bythe ishte vertete per tu shqetesuar , por ne koke ai i ka patur qe kur ka lindur e cnderuara avukate..:)

  3. 2 says:

    Foli edhe kjo ballistja. Vetem celesat e kulles se barit ka kjo.

    1. Bureto says:

      @2! Po ç’balliste thua?! Kjo është ish gruaja e Andi Bushatit, që ende në distancë bën ‘dashuri’ me të. Këto janë rezultat i pazareve të Ramës me Bashën në 17 maj 2017. Kjo avokate, ish avokate e shtetit të emëruar nga Berisha, që siguroi 17 mln. eurot e pallatit të Lulit në Vlorë, është aty me propozimin direkt të tij. Së bashku me Metën, që është edhe faji më i madh i Ramës, këto do të jenë dy institucionet që, si organe kushtetuese, do luajnë një rol të rëndësishëm negativ, gjatë periudhës në vazhdim, tani edhe me vendimin extrem e të parecedentë në botë, lënien e mandateve. Fronti i të keqes është në sulm. Nëse nuk do të ndërhynë ndërkombëtarët, Shqipëria do të jetë në rrugën e destabilizimit. Me Berishën nëpër këmbë çdo gjë mund të imagjinohet. Mendoni ’97, vetëm se rolet kanë ndryshuar. Jam besimplotë se si vend anëtar i NATO dhe për hir të stabilitetit të rajonit ajo situatë nuk do të ndodhë. Agjentët strategjikë ruso-serbë, u hodhën në sulm, tani në prag të zgjidhjes përfundimtare të problemeve të Kosovës, kur edhe janë riaktivizuar. Si në 1991, 1997, 1998 strategjia e armiqve të Shqipërisë është të vënë shqiptarët kundër shqiptarëve, t’i dobësojnë dhe kështu t’i ‘hanë’ më kollaj. Nuk do t’ia arrijnë, por ata gjithsesi, do bëjnë çmos. Shqiptarë jini vigjilentë! Çfardo e keqe që do të ndodhë pasojat do bien vetëm mbi ju. Kaq mësime besoj i keni marrë nga historia e largët dhe e afërt.

  4. Komentuesja says:

    Avokatja e popullit u vu menjehere ne sherbim te lulushit
    Avokoqja ne vend te jete e te gjitheve eshte be sherbim te kriminekeve
    Ju kujtohet kjo ka qene dhe eshte avokoqe e familhes Basha ka marre miliona per gjyqin e pallatit te vjehrrit te Lylit
    Moj avokoqe mos dil kaq hapur ke inspektore qe mbulojne keto çeshtje

  5. ben says:

    Cfare jane keta qurravece qe po na qajne se qenkan demtuar ca maskarenj. Po keta palo demostrues, a nuk dhunuan te gjithe shqiptaret duke dhunuar institucionet tona.
    A e ka idene kjo zonje se Sistemi Demokratik eshte per ato qe respektojne ligjet dhe pronen publike dhe ate private. Per ato qe bejne te kunderten, Demokracia eshte diktarure.
    A e dini juve moj zonje se te sulmosh institucionet ne shtetin me demokratik ne bote, SHBA, policia te qellon dhe te vret pa asnje hezitim?
    Florenc Hoxha, eshte nje rrugac qe dikur, i veshur me pushtetin e kryepolicit bashkiak, keqtrajtonte qytetaret e Tiranes.

  6. Konica USA says:

    Doli buqja e Saliut, vazhdo lehjen, po te jesh e sigurt se nuk e shpeton dote kriminelin e Vicidolit.

  7. Mendja says:

    Po kete kush e vuri avukate te populli?
    Edvin Kristaq Rama!
    Rrini nashti e hani mut…bashke me ju edhe neve qe u votuam.

  8. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Avokati i Popullit
    .
    Shënojini dëmtimet
    me rradhë, sipas rangut
    se ky Florenc Kazanova
    e ka dhe një gisht mangut.

  9. TURI EMIGR says:

    ky zoteri duhet te kete parasysh se iku koha kur rihte grate dhe nuk i hynte gjemb ne kembe.ne momentin kur te areston policia kundershton ja cfar te pret, e kishte hak se ka shume gjynahe ne kohen kur priste palla sa andej ketej.

  10. Lili says:

    Ti palo grua vetem avokatja jone s,je.Ti je rrugacja e PD dhe paguesh nga taksatbtona per te bere detyre.Pse nuk mbron shtetin,por thua se s,kishte dhune.Ku jebti kor Mul Krimineli i ve duart ne fyt policit? Sfacature mashtruese,rrugace.

  11. ilir says:

    Atij Florencit i kan perdredh doren!
    E ka pa vet avokatja e rugaçeve gjat vizites qe ju beri!

  12. Miri says:

    Ike moj rrugace
    Emrin e ke te madh, po nuk e kupton, po pse maskarenjte popull jane moj? po gazi dhe molotovet qe hodhen vete ata?

  13. Mere says:

    Ne gope te te semes te vene sic dhunuan te dhunohen.perse duhet te tregohen njerezore ndaj atyre qe nuk jan njerezore? ” sic bejne te ta bejne ” nuk ka “une me.buke e ti me gure “se nuk eshte barezi dhe drejtesi .

  14. Avokati i verbër debilokrat says:

    Konstatimi I avokatit te debilokratëve Bathorexhinj(Në përfundim të monitorimit, Avokati i Popullit ka konstatuar se protesta e 16 shkurtit është zhvilluar përgjithësisht brenda standardeve normale të një tubimi paqësor.)
    Humor i paparë debilokratik nga zyra e PD(Avokati i popullit debilokratik Bathorelix!

  15. Danoçi says:

    A ha!Ombucmanja e çnderuar.Pasi mori nje dore te mire lekesh nga pallati i Lulit ne Vlore,u gradua dhe ne detyre.Po mire moj sterre,qe mbron dhijaret qe thyen e shkaterruan.Po per policet qe u demtuan?!Apo i mbron Rama ata!O pika avokares.Ishe aq persembari sa edhe Andi Bushati te pshurri mbi koke e te la si pem te thare.

  16. Avokatja e Lulit dhe e Sales je, jo avokatja e popullit. Mos e perdor me kte titull se eshte turp,je avokatja e tyre me pagese nga taksat e popullit dhe mbron kliken e hajduteve.

  17. Vito says:

    Avukati i popullit ku ishte Kur me 21 janar u vrane 4 vete nga Garda e sali kriminelit e iLire hajdutit .po fmijet e atyre nuk i pane prendit e vete te shtrim ne toke e te lam ne gjak . Dhe akoma ska shku Kush parà ligjit . Po sju vjen turp e ankoheni per nji florenc qe asht shendosh e mire . Do vije nje dite qe do i paguje avukati BASHKE me salat

  18. K. M. Tusi says:

    Keta avoqeterit e popollit duhen cuar ne France te mbrojne popullin francez nga qeveria e tyre. Jane shkalla superiore a avokatures! Hajse standarte hajde!

  19. . says:

    ku jeton ti moj faqe petull.kryeministria eshte kulti i te gjith shqiptareve dhe si e till duhet mbojtur ,por jo te shkaterohet nga bajgat anti shtet.

  20. shqip says:

    Avokati i popullit eshte ushtare i PD-se, ajo u zgjoll me kushtin qe Luli te futej ne zgjedhje.

  21. nari says:

    Meqe Avokati i Popullit mori mundimin ti dale ne mbrojtje nje plehu si Florenc Hoxha, le te analizoje pak videon e mbremjes se 21 Janarit 2011, kur Florenci, i veshur si polic ,godiste me shkop gome qytetaret e pafajshem apo le te mare te analizoje videon kur ky qelbesira si polic bashkiak perdorte dhume verbale dhe pothuaj fizike kunder asaj gruas .
    Ah ,se harrova, perpara le ti bejme pak vetting-un edhe kesaj Avokates se Popullit, se vetem avokate e popullit nuk eshte.

  22. ceni, Boston says:

    PO moj zonje Avokate e Popullit, kur qytetaret I rezistojne policise per arrest atehere policia vepron me force! Mesoje se keshtu policia vepron kudo ne bote!

  23. abc says:

    Kjo avokatja e miletit ka te drejte te mbroje bathorexhinjt e salmutit sepse edhe gjyshi i saj Zenull Ballanca ne kohen e Enverit ka qene i persekutuar sepse punonte si pedagog i perjetshem ne fakultetin juridikTurp kjo fytyre te jete race dibrane e te perkrah llumin e shoqerise.

  24. peoples says:

    Nga kush i mere urdherat kjo Gala

  25. POPULLI says:

    Kjo surrat silikoni me vleren e rrobave dhe bizhuterive mbi 3 apo 4 mije euro eshte avakat i popullit!!!
    I KUJT POPULL???

  26. Shvejk says:

    Ku ishe ti avokate e popullit kur ky Florenc gangsterri dhunonte grate brenda zyrave te bashkise? Ne rradhe te pare je grua sepse keshtu te ka bere zoti. Ne rradhe te dyte je avokate e popullit por te tille nuk te ka bere as zoti dhe as populli. Po te kishe ndopak respekt per veten si grua, sot nuk do te flisje si avokate e ktij barbari, por thjeshte do mbyllje gojen. TURP.

  27. Johani says:

    Popull ishin edhe ata qe te shtunen policine dhe tentuan ta kallin kryeministrine o avokat i dreqit,popull ishin edhe ata polic qe u lenduan me druj e shufra hekuriboj avokate e dreqit, nese je avokate shif pak se çfar e gjeti ate bokserin ne france qe dhunoi dy police,ai sot eshte ne biruce dhe parlamenti francez miratoi nje ligj qe denon çdo ke qe sulmon api dhunon nje polic deri ne 10 vite burg,pransaj avikate e qali berishes e lul bashes jo e popullit tash e kater te shtune me radhe ne feance ku protestojne qindra e mijera vet nuk ka dhune nuk ka shtyrje nuk ka sharje ndaj policise e mos o zot goditje le shufra hekuri,a e dini pse avokatja e bashes sepse aty sundin ligji dhe edhe polici edhe kryeministri konsiderohen popull per dallim nga ty qe popull eshte vetem krimineli florenc hoxha dhe jashtqitja e tij basha prandaj ka kaq reagime kunder teje dhe jaq shume urrejtje ndaj fundrrinave si florenc hoxha qe eshte turp per ty te merresh me te.

  28. PO , PO says:

    Ti zonje , je nje bushter e stervitur dhe rritur ne oborrin e SHQUP-it ! Policia ate dite nuk qelloi as me gure , as me shkop gome , bile as me predha gome , vece perdori uje me presion dhe gaz lotsjelles . Vandalet e paguar nga ana e juaj qellonin me pllakat e trotuarieve dhe plagosen njeri tjetrin . Ti , edhe pse paguhesh si avokate e popullit , ne te vertete je avokate e agjentures serbe ne Shqiperi ! Ndaj , ne rastin me te pare , ti duhesh flakur nga ai institucion qe te paguan populli dhe te shkosh bashke me ate nenkryetaren e Bashkise Tiranes , qe u be pjesemarrese aktive ne ate demonstrate te dhuneshme . Une dyshoj shume se , edhe ti me stafin tend komplet te PD-se , ke marre pjese ne ate manifestim te dhunes maloke !

  29. Tori says:

    Per ju komentuesit e Temes popull jeni vetem ju 5-6 komentues.ndersa gjith ata qe u ngriten ne demostrate nuk jane popull por ca maloke qe nuk duan qe Shqiperia te futet ne Europe,ju ju duket vetja me atdhetaret ,me te zgjuarit megjithse jeni vetem 5-6 funderrina qe shkruani me nga 5-6 emra te ndryshem dhe nuk leni njeri pa ofenduar kur jane kunder partise tuaj.Jeni ju per ne Europe,ju qe ne 2012-13 ju lutem per te miratuar 3 ligje qe te hapeshin negociatat ju jo vetemqe si firmoset por deklaruat se Shqiperia sishte gati.

  30. BRSS says:

    FOLI KJO PUTANA QE SKA LEN GJE PA VJEDHUR DHE MANIPULUAR

  31. Arber iliri says:

    Kjo qenka avokate e krimineleve jo e popullit.te shkoj vete nje here kjo motra te thyeje ndonje xham ne ndonje ministri ne vendet demokratike perendimore e te shohe si do fluturoje koke e kembe kur ta arestojne.turp e faqe e zeze cfare qendrimi.

  32. Pd rrumpalla says:

    Avokare Ballanca! Me nje gojore te mire, hajde me ballanco pak koqet, se njera me re pak majtas
    LAVIRE FEMER

  33. Florit si punon, ose pasivi says:

    Ti mutra duhet te kesh konflikt interesi me kete Florencin ?! Nuk ka mundesi ndryshe, vetem ky thua u demtua!? Ua ua, mos keni bere gje bashke moj, se jeni administrate e vjeter ju, mos me thuaj qe ky do e kishte vendin ne burg per korrupsion aktiv apo pasiv ne bashkine e tiranes. Si thua ti mutra ka qene aktiv apo pasiv?

  34. Lennard says:

    PO ke Harruar MI Avokate e Djallit rastin kur Krimineli Florenc Hoxha goditi me Grushta barkut nje Punonjese te Bashkise se Tiranes??

  35. Flamur says:

    Avokate e Popullit !!!!????. Avokate e pd PO.

  36. Ptuuuu,,,, says:

    IK E PIRDHU,TI ME GJITH FLORENC LESHIN,KUKUMJACKA SALIUT,,,,SHUM MIR JA KAN BO,,,NAI SHKOP GOME NGA MBRAPA JO EEE,,,,

  37. tr says:

    Avokatja e Lulushes dhe tani e Lorences..Perse valle kjo femer kaq e merakosur per ta? Kjo turpin e ka ngrene me buke oree.Kjo nuk eshte avokate e popullit , e imja jo e jo,por vetem e Shqupistave, pastaj e lire eshte kjo ,ke te kete per zemer i del ne mbrojtje , grua pa burre eshte( nje And Bushat qe pati e la,mire ja beri) . Vettingu do te ti shkule ato rruaza nga qafa moj turinjshtrember.

  38. maximus says:

    lexova sot ne tv; florenc hoxha ne pranga, dhe qesha sepse ai dihet qe eshte me nje dore , atehere si ia vune prangat

  39. xx says:

    Ti nuk je Avokate e Popullit por avokate e PD,. Te kemi ndjekur ne te gjitha nderhyrjet e tua.

  40. Dash says:

    Po ndjen drejtimin e eres kjo ,por po ben gabim shume te madh , vetediskreditohet ne syte e njeresve ,shqiptaret nuk jane budallenj zonje…e vetmja dhune qe pa kjo are dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje