Ministri gjerman i shkruan Bushatit: Një partner i besueshëm

18 Shkurt 2019, 16:20Politika TEMA
Ministri gjerman i shkruan Bushatit: Një partner i besueshëm

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shkruan ka bërë publike një letër të Heiko Mass.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas i ka shkruar një letër ish-ministrit Bushatit. Ndër të tjera, ai  i shkruan Bushatit se ai ka qenë një partner i besueshëm.

Bushati komenton letrën e ministrit gjerman teksa shkruan:

“Gjermania mbetet një partner i ndershëm dhe kritik i drejtë i vendit tonë, mbështetëse e palëkundur e transformimit demokratik, ekonomik dhe shoqëror të rajonit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Kënaqësi të merrja sot letrën e kolegut e mikut të shumë vlerësuar, ministrit të jashtëm gjerman Heiko Maas, që konfirmon këtë rol të pazëvendësueshëm të partnerit tonë por dhe besim të palëkundur te rrugëtimi ynë europian”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje