Lulzim Basha merr edhe mbështetjen e Koço Kokëdhimës: Qëndresa qytetare duhet të vijojë, duhet të shpëtojmë Shqipërinë

18 Shkurt 2019, 16:21Politika TEMA

Koço Kokëdhima vazhdon flirtin me partitë e tjera opozitare.

Ai gjykon se duhet shkatërruar elita e vjetër politike dhe drejtimin e vendit ta marrë forca e tij politike.

Kokëdhima nënvizon se duhet shpëtuar Shqipëria dhe se kjo detyrë patriotike i ka rënë atij për ta përmbushur.

Protesta e organizuar nga PD dhe LSI deri më tani është përkthyer në dhunë dhe shkatërrime. Berisha, Basha dhe Kryemadhi i sollën militantët e tyre në protestë për të rrëzuar Edi Ramën, por deri më tani kanë rrëzuar vetëm një tendë, ca xhama dhe një instalacion kërpudhe në oborrin e kryeministrisë.

Rama ia ka mbathur në Vlorë, ku po bën një antimiting me punonjës të administratës, të sjellë aty me autobusë.
Politika e vjetër është mjerim. Partitë nuk dallojnë më nga njëra-tjetra. Bëjnë plagjiatura të shëmtuara të njëra-tjetrës në çdo gjë. Saliu kërkon një 14 shtator tjetër, Rama bëri një 21 janar. Lulzimi ngriti tendën dy vite më parë si Rama në vitin 2010. Ky u fundit mbledh me dhunë nëpunësit e shtetit për antimiting, siç ia bënte Berisha te sheshi ‘Nënë Tereza’ në maj 2010. të ashtuquajturës opozitë tani i ka mbetur protesta në dorë. Ajo nuk do revolucionin popullor, por vetëm rrëzimin e Ramës që të vijë vetë në pushtet, qoftë edhe me dhunë.

Ata do të bëjnë çdo gjë që të mos e çlirojnë Shqipërinë. Do të kapen, përqeshen, tallen dhe kopjojnë, si me doktoraturat që kanë blerë me lekë të vjedhura. Do të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm që të mos e lënë popullin të lirë, t’u kthejnë atë të drejtën e votës, të drejtat politike dhe ekonomike.

Ndaj janë sot të ndarë disa në mes të Tiranës dhe disa në sheshin e Flamurit në Vlorë. Do të përdhosin deri në pikën e fundit Republikën që e rrëzuan së bashku 11 vite më parë.

ZGJIDHJA është me protestuesit, me popullin që kërkon me paqe dhe qetësi të rrëzojë këtë klasë të kalbur politikë, këtë aleancë vrasësish dhe zjarrvënësish të vendit, që mbi gjithçka kanë pushtetin.

Qëndresa qytetare duhet të vijojë, pa djegie, pa shkatërrime. Ajo që duhet shkatërruar për të shpëtuar Shqipërinë është elita e vjetër politike, ajo që mban vendin peng, prej tri dekadash.
#ZgjidhjaPerShqiperine”, nënvizon Kokëdhima. (TemA)

8 komente në “Lulzim Basha merr edhe mbështetjen e Koço Kokëdhimës: Qëndresa qytetare duhet të vijojë, duhet të shpëtojmë Shqipërinë”

  1. Life is game says:

    Koco a mund ta pyesesh vehten kush je?
    Ne qytetaret te njohim!

  2. Gentian says:

    Koço Kokdhima kur thot do shpetojme Shqiperin eshte nell’Ohio si me vene Ujkun per Bari delesh! Hajde Koço Luli, Monika, Iliri,e Saliu, nuk han me bar ky Popull e gjakpirsa!

  3. skrapari says:

    Ha… ha…. ha ….. KOcua ,ore KOcua ! A u kujtohet Kocua deputet ? Emo Kocua kur i drejtohej Sali berishes .
    – sali ,degjo Sali ti do ikesh nga parlamenti e une do te jem ketu deputet… Mirepo Saliu i futi gishgtin atje ku s’tregohet Kocos… E mo Kocos atij Koco trimit …. Po tani Kocua e ka shoke Saliun . Se nuk thone kot Kur te leron nenen e quan baba… Edhe Kocua keshtu e beri . Tani i thot Saliut BABA . Ku je Baba, o baba!

  4. Miri says:

    po Kocoja cfare eshte, elite e re politikanesh? Ka qe ne kohen e monizmit ne politike. Race hajduti

  5. Sokol says:

    O Koqe Koqedhimi kur behesh me Bashuk Bythqimin do te thote se ke marre fund si njeri.

  6. Tr says:

    Kocja eshte Kokedhjeri( kokedhima) komunisti i Shkencave te Natyres ne vitet 1978-82, sekretar rinie qe fluturon nga iken era

  7. timo says:

    Tashti që Kokëdhima ju bashkua pakicës fitorja e Bashës është e sigurtë.

  8. Flutura says:

    Ujku mjergull do

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje