Përçahet LSI, 6 deputetë kundër Kryemadhit për lënien e mandateve

18 Shkurt 2019, 12:46Politika TEMA

Propozimi i kreut të PD Lulzim Basha për djegien e mandateve të opozitës, duket se ka hasur në pengesën e parë.

Nëse Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është shprehur njëzëri për të lënë mandatet, një pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka ndër mend ta hedhë këtë hap.

Burime të Gazetës Shqip online, bëjnë me dije se 6 deputetë të LSI janë kundër këtij vendimi. Bëhet fjalë për deputetët Lefter Koka, Vangjel Tavo, Edmond Haxhinasto, Viktor Tusha, Nasip Naço dhe Shezai Rrokaj.

Gazeta mëson se deputetët kanë komunikuar edhe me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për të përcjellë mesazhin e tyre se mandatet janë fituar dhe në respekt të popullit dhe votuesve nuk duhen lënë përgjysmë.

Deputetët rebelë të LSI-së, argumentojnë se mungesa në Parlament do të shuajë mundësinë e komunikimin e publikut.

Kjo është edhe arsyeja pse LSI nuk ka dalë deri më tani me një vendim zyrtar, pasi thuajse gjysma e deputetëve të saj duket se janë kundër.

Gjithsesi, pritet që strukturat drejtuese të partisë të mblidhen për të diskutuar këtë propozim të kreut të opozitës, por sinjalet e para, Monika Kryemadhi tashmë i ka marrë. Pa gjysmën e tyre në krah, ajo do ta kishte të vështirë të dilte në krah të Bashës.

Në fakt nuk është hera e parë që deputetë të LSI marrin vendime personale duke dalë kundër grupit parlamentar.

Në shtator 2018, LSI u kujdes të njoftonte mediat në mënyrë jo zyrtare praninë në seancë plenare të dy deputetëve të saj Lefter Koka dhe Vangjel Tavo për arsye të rinovimit të mandatit, duke shmangur çdo interpretim se mungesa e tyre në Vlorë kishte të bënte me një qëndrim ndryshe.

Të njëjtën arsye e konfirmuan edhe vetë deputetët, edhe pse ky u pa si hapi i radhës drejt afrimit të tyre zyrtar në Partinë Socialiste. Rasti i Tavos dhe Kokës është e njëjta praktikë e ndjekur nga kolegu i tyre Robert Bitri pak muaj më parë.

Ajo që bie në sy, është se kjo nuk është hera e parë që dy deputetët e LSI kanë bojkotuar qëndrimet e partisë. Në të njëjtën mënyrë ato vepruan edhe në fund të prillit duke mos iu bindur urdhrit të kryetares për të braktisur sallën.

11 komente në “Përçahet LSI, 6 deputetë kundër Kryemadhit për lënien e mandateve”

  1. Jeni says:

    Filluan pazaret…………skane faj…… mbase i shpetojne drejtesise me vjedhjet qe kane bere …….ku I dihet..

    1. undefined says:

      Epo keta jane me fukarenjte.

  2. tomi says:

    Mero ziu jeton me shpresa. Pune qe zgjidhet o Ymero. I fut nje te perjashtuar nga partia dhe le te perfaqesojne elektoratin. Ne te s’emes do shkojne pastaj? Ka marre tatepjeten Rama ka 6 vjet qe ka ikur per lesh, qekur filloi te bente shtet me tritol. Sic e ke thene dhe ti duke i botuar kartelen e cmendurise; eshte komplet i shkare o gjytyrym.

    1. i ka shkare njera tope Rames,andaj perpiqu o tom t’ja çosh ne vend!…
      O tom!
      sa shume ngjan me njeriun o burr i dheut?!

    2. Pd rrumpalla says:

      O tumi, o muti, o tomi si po ta thone, na rruafsh koqen e mutit o TOMI ik meri nje muzike goje Rames se thone se ja di lezetin ti…turi dele e turi dele

      1. tomi says:

        hehehehe po ju dridhen gjunjet e???? s’keni faj. Milionat i merr Rama; ndersa juve prasin ju jep. Sidomos kesaj shqipes

    3. Cim says:

      Pune e madhe po I perjashtoj nga partia mona
      Rrin deputet te pavarur dhe ska cfar u ben hic lesh e lija.?

  3. Tropo says:

    Less e li. ..hesapi. …Rama do ju shkrije. .or bast are. .

  4. lagja.brrakes says:

    Ahahahahahahaha o ripjellsa filluat te kapeni te fija kashtes?
    Kikiki gjysme kapua dua Monen o per grua
    Po mona osht ne fund te prralles
    Osht ke bum plaka me dybek grr florite ne dyshek.

  5. Kaonia says:

    Eshte loja e LSI ,me porosi te Monit keta 6 deputete jane kundra.Nje arsye me shume qe moni mos ti djegi mandatet,s ka c ben i ka zgjedhur masa hahha.Iket vajtet pwr lesh o lsiii

  6. Viro says:

    As Luli dhe as Mona s’duan ti lene mandatet. Por Lulin e detyron Berisha. Duan te marin pushtetin qe te ndryshojne rrjedhen e reformes ne drejtesi, por eshte vone. Nuk ka shans qe krimineli te shpetoje nga burgu. Kjo histori perfundon me arrestimin e Sales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje