Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, tha se në parlament nuk thuhen fjalë të papranueshme dhe nuk bëhen gjeste të papranueshme, ndërsa dha mendimin e saj për incidentin e javës së kaluar, ku nënkryetari i kuvendit Edi Paloka i hodhi bojë kryeministrit Edi Rama.
Ajo foli sot në “Në Kurthin e Piter Pan” për incidentin e javës së kaluar në parlament, pasi njëri nga fëmijët e pyeti ish kryetaren e Kuvendit: “Një burrë i kishte hedhur Edi Ramës bojë, ishte një gjë e mirë kjo, apo e keqe?”
“Unë jam e bindur që në parlamentin e fëmijëve këtu nuk ndodhin kurrë gjëra të tilla. Asnjëri nuk dëshiron që as të dëgjojë ndonjë fjalë jo të mirë dhe as të shikojë diçka të papëlqyer. Dhe nuk besoj se ne parlamentin tuaj ndodh diçka e tillë, asnjë herë. Parlamenti është tempulli i demokracisë, dhe në tempull nuk thuhen fjalë të papranueshme dhe nuk bëhen gjeste të papranueshme”, tha ajo.
A do t’i rikthehet Jozefina Topalli politikës? E ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në edicionin e dytë të spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”, ish-kryetarja e Kuvendit tha se i ndjek gjatë gjithë kohës zhvillimet politike në vend, megjithatë ajo u shpreh se nuk e di nëse do të rikthehet ose jo në politikë.
“Unë do të gënjeja po të thoja që nuk e ndjek politikën, e ndjek në çdo moment. Do doja shumë që të ishte ndryshe, do doja shumë që të bënte kujdes për këta fëmijë dhe për prindërit e këtyre fëmijëve, të ishte më e vëmendshme. E kam për të gjithë fëmijët, nuk bëj diferenca. Do kisha dashur që të ishte më me dashuri dhe më normale. Nuk e di a do të kthehem… por është si një lloj droge, unë e ndjek në çdo moment. Shpesh mërzitem, shpesh mendoj se gjërat duhen ndryshuar tërësisht. Ndonjëherë mendoj që ky vend nuk bëhet, por pastaj them përse nuk bëhet, ky vend bëhet që ç’ke me të, mjafton që ta duash”.
Fëmijët ishin tepër kureshtarë për të ditur sa më shumë rreth Topallit. Ata i bënë pyetje si për familjen ashtu edhe për kohën kur ishte kryetare e Kuvendit.
Si do të sillesh me nusen e djalit?
Do ta dua shumë, se unë dua që djali të jetë i lumtur.
Kë ke më shumë pikë të dobët, djalin apo vajzën?
Unë të dy i dua, por djalin e kam ëmbëlsirë.
A i ndihesh keq kur ju imitojnë?
Natyrisht nuk më vjen fare keq kur më kanë imituar dhe unë kujtoj një vajzë që kishte studiuar në Shkodër që më imitonte çdo javë. Unë asaj i uroj shumë suksese, sepse është një talent i veçantë.
Ti komandoje shumë veta, ti do doje që ata të të komandonin ty?
Unë nuk kam qenë komandante, përse të jam dukur sikur kam komanduar aty? Në Kuvend kam drejtuar, kurse në shtëpinë time më drejtojnë të tjerët. Herë drejton dhe herë të drejtojnë të tjerët.
zheleifna tapalli je politikarja me e ndyre kunder opozites je nje hipokrite e ndyre
Pse duhet t’i trembni femijet me kesi lloj shtrigash?!!!!!
Kush flet
Kjo e zheleve
Me duket se po te vjen si dhurate nga zoti,rikthimi ne politike !
Po ti ke qene me e mire ti kur thoshe *kape per zhelesh* * apo doni plumbin kokes etj * ti do jesh nga te parat qe do kontrolloj vettingu ne politike qe ke bere 30 apartamente me rroge deputeti ta beri mire doktori qe te la pa imunitet
Si me e centruar duket..
Jozofina nuk je as ti engjull për deri sa i ke shku pas një vrasësi serik siq është Sali Berisha…..
Jozefine, moj Jozefine!
Sa jane thene e bere, nen drejtimin tend ne parlament, mban mend ?
Goja e qelbur e Saliut, cfare nuk thoshte… ti nuk e degjoje?! ?! ?!
Po “zhelet,, e tua i ke harruar ???
Fytyre e urryer dhe grua pise, e paedukate dhe arrogante, pa piken e koherences. Po kur Saleh plehu shante nenat, grate dhe motrat e kundershtareve, perse kjo nuk indinjohej dhe ta ndalonte serbin plak dhe ta nxirrte nga Kuvendi, “prej zhellesh”, por nxirrte ata te tjeret qe hanin te sharat. Mbaj mend kur Saleh kuçedra i thoshte Taulant Balles “ku te shker..dhehet motra…” dhe Zhellefina u thoshte truprojave “kapeni prej zhellesh Ballen dhe nxirreni jashte kete bakabondin..”
Hec e merre vesh kush ishte “bakabond” dhe kush duhej te nxirrej jashte prej zhellesh.. Pise femer…
Kjo femer e ndyre harron drejtimin skandaloz qe i ka bere kuvendit kur fatkeqesisht ishte kryetare,ne keni perendi mos e nxirrni me ne tv se te kall daten,po na i tremb femijet,pyeteni ku i ka ishdashnorin e se bijes dhe vellane,te cilet dhe pse ishin injorante i dergoi ne ambasada si perfaqesues te shqiperise,femer e pa turp,e tani del e na jep leksione.ik pirdhu.
Cdo politikan ne Shqiperi ka masen e vet te se mires dhe te keqes. Asnji nuk asht i kulluar, por te shahet Jozefina Topalli vetem per fjalorin e saj ‘ zheleman ‘ , mendoj se asht injorance dhe e pa drejte.
Asnjehere ne ndonje artikull ku flitet per Jozefinen, nuk kam lexu ndonji “ argument “ tjeter pervec ‘ zhele ‘ ! A asht kjo e “ keqe “ e mjaftueshme per me pas kaq neveri per kete politikane, apo ka ndonje ndjenje tjeter qe njerzit nuk guxojne ta shprehin haptas ?!!