VIDEO/ Fatma flet hapur: Kidën nuk do doja ta intervistoja më, Yll Limani super karagjoz

18 Shkurt 2019, 17:29Lifestyle TEMA
VIDEO/ Fatma flet hapur: Kidën nuk do doja ta intervistoja më, Yll

Fatma prej vitesh tanimë, së bashku me kolegen e saj Aulona kanë intervistuar pothuajse të gjithë personazhet e showbizit shqiptar.

Por e pyetur nga Antoneta, se cili ka qenë i ftuari që i ka lodhur më shumë me përgjigjet e shkurtëra, Fatma është shprehur:

“Kida, që nuk do të doja ta intervistoja më, ka qenë intervista më e vështirë e jetës sime. Për fat të mirë ishte dhe Mozzik, që e shpëtoi atë intervistë.”

Gjatë “Intervista VIP” me Antoneta Koci në Tema Tv, Fatma ka treguar edhe për personazhin për të cilin ka ndryshuar opinion pasi e ka njohur.

Është pikërisht këngëtari shumë i njohur për baladat e tij, Yll Limani. “Është një super personazh, njerëzit nuk e njohin mirë karakterin e tij. Në pamje të parë ai duket djali serioz, romantik por në të vërtetë është një super karagjoz. Është shpirti i tavolinës,një djalë fantastik me një batutë brilante.”- është shprehur moderatorja.

Këto e më tepër mund t’i ndiqni në intervistën e plotë në videon më poshtë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje