Konstruksioni i kopjes së anijes së famshme “Titaniku”, ka filluar të marrë formë në një park kinez, ku investitorët po investojnë miliona para.
Pamjet nga droni, tregojnë se anija ka nisur të marë formë, punimet për të cilën kanë filluar që prej vitit 2016.
Kopja e lundrës luksoze, që është fundosur më 1922 duke lënë të vdekur mbi 1,500 njerëz, do të jetë në qendrën e kësaj hapësire në Sichuan të Kinës.
Kompania që është duke e ndërtuar strukturën gjigante, do të instalojë edhe sisteme të teknologjisë së lartë, që simulojnë momentin kur anija e ka goditur ajsbergun.
Me 269 metra gjatësi dhe 28 metra gjerësi, ky atraksion turistik do të vendoset dhjetë metra larg bregut të një lumi.
Në të dy anët e kësaj anijeje të palëvizshme, ka pjesë malore, që ofrojnë peizazhe të mrekullueshme. (TemA)
Titaniku u fundos ne 14 prill 1912 o gazetar budalla.