Edhe njëherë, shkaku është reforma në drejtësi

19 Shkurt 2019, 16:17Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Debati për mandatet e opozitës që pritet të dorëzohen, është kthyer në temë dite në çdo medium në Shqipëri. Shumë argumente thuhen pro dhe kundër aktit të paprecedent të opozitës, por në fakt gjërat në vendin tonë të vogël janë shumë më të thjeshta dhe nuk kanë nevojë për stërhollime.

Opozita po i dorëzon (jo djeg, sepse nuk digjet sovrani) mandatet sepse ka disa halle që lidhen më ata që e drejtojnë opozitën. Po i dorëzon që të mund të krijojë një krizë të re, vetëm për të shpëtuar veten, asgjë më shumë. Opozita në Tiranë drejtohet nga figurat më të konsumuara politike të tre dekadave të fundit. Janë të njëjtët që kanë drejtuar ose qeverinë ose opozitën që nga viti 1991 dhe i kemi parë të bëjnë masakra të panumërta në kurriz të këtij populli.

I pari është Sali Berisha. Ai i trembet si djalli temjanit reformës në drejtësi. Dhe nuk ka faj. Që nga viti 1997 e deri në 2013-tën ai ka vjedhur, vrarë e përçarë shqiptarët si askush tjetër, duke patur çdo pushtet në duart e tij, familjarisht. Sot, reforma në drejtësi është kërcënimi i madh i tij, ndaj i duhet rrëmujë, destabilitet, regres, që të mos paguajë për ç’i ka bërë popullit.

Pas tij vjen Lulzim Basha. Bashkë me babain e tij politik, Sali Berishën, Lulzim Basha ka një imazh politik të coptuar nga korrupsioni e krimi. Që nga 230 milionë eurot e zhvatura në Rrugën e Kombit te falja e detit ndaj Greqise e 21 janari kur ai ishte ministër i Brendshëm e mandati skëterrë në krye të bashkisë Tiranë, kanë krijuar imazhin e një lideri politik të pabesueshëm. Madje kur ishte ministër i jashtëm, sipas kabllogrameve të SHBA, Basha u angazhua  vetë për të nxjerrë nga burgu një kriminel, në këmbim të mbështetjes së familjes së tij në zgjedhje. Të gjitha këto janë një problem i madh në raport me drejtësinë e re.

Drejtësia e reformuar dhe organet e reja që po ngrihen si SPAK-u, nuk do pyesin se kë kanë përpara dhe do i hapin të gjitha dosjet. Kjo e ka bërë Lulzim Bashën që t’i vërë flakën mandatit që është në fund të fundit asgjë përpara lumit të parave të fituara nga pushteti për 10 vjet rresht. Vetëm krijimin e krizave sheh si varkë shpëimi Basha, ndaj po bën ç’mos që tia arrijë duke djegur njëkohësisht edhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Çifti Kryemadhi-Meta. Janë poashtu politikanë që nga dita e parë e pluralizmit. Kanë ‘ngrënë’ me të majtë e të djathtë. Janë pasuruar në përmasa të frikshme, (ku vetëm vila e Gjirit të Lalzit e publikuar në media ku vetëm mobilimi shkonte në afro 500 mijë euro), madje Meta u kap edhe teksa bënte pazare në zyrat e shtetit me të ndjerin Dritan Prifti, video e cila solli edhe 21 janarin e tmerrshëm. E natyrisht, të pasurohesh aq majmshëm vetëm me politkën mban shumë erë historia Ndaj edhe një krizë e re do të ishte mundësi e artë për të mos lejuar askënd të hedhë sytë nga kjo anë.

Thënë të gjitha këto, është e thjeshtë të kuptohet se kriza që po tentohet të krijohet nuk ka në mes asnjë parim demokracie, pasi këtyre nuk iu ka kërcitur kurrë për votat e shqiptarëve që i kanë blerë e shitur si iu ka dashur qejfi. E gjithë lufta dy vite pas hummbjes së thellë në emër të votës, në fakt është luftë kundër drejtësisë e cila do të ndjekë të shkruarën e tyre të errët!

6 komente në “Edhe njëherë, shkaku është reforma në drejtësi”

  1. goliku says:

    PO NUK U PENALIZUAN TRESHJA NE FOTO TE CILET JANE KRYEHAJDUT DHE KRIMINEL KY VEND NUK DO GJEJE QETESI, DIHET QE KETA KANE FRIK NGA DREJTESIA QE PO VJEN. SHBA DHE BE KETE HERE DUHET TE FLASIN FORT.

    1. Kalec Dega says:

      Nuk jane tre po 4…


      Sali Berisha
      Ilir Meta
      Edvin Rama
      Lulzim Basha

      pastaj shtojme edhe Rucat, e tom doshat e bracet e zhele zhelet….


      Kjo klike kriminelesh jane shkaku nuk ka Shqiperi por Anarki.

  2. vaso says:

    Shume lavderime per kete reformen ne drejtesi.Qe kur qenkemi ne,kaq te djegur per drejtesi?C’fare do perfitoje populli nga kjo reforme?Sa te drejte jane ata qe e premtojne,reklamojne,mbeshtesin dhe implementojne kete reforme?Vertete nuk do te kete padrejtesi pastaj?
    -Mua me duket se me frike kane ata qe e mbeshtesin dhe u lepihen nderkombetareve,se sa opozita.Nuk besoj te kete popull tjeter,me te cilin luajne kaq ndyre konjukturat.

  3. spartak says:

    Do shpëtojnë të gjithë , se janë të përlyer të gjithë .
    Deri sa kërkojnë të përdorin si mburojë Komisionin e Venecias për propozimet e tyre për VETTINGUN e Politikanëve , ashtu siç menderosën edhe atë të Pa Drejtësisë , nuk ia nxjerrin sytë shoj shoqit këta .
    Ashtu e don puna . Bëjnë lojëra politike me trullos sa ma shumë popullin për vota e për pushtet , dhe botën demokratike , gjoja në emër të lirisë dhe pavarësisë demokracisë që po dhunohet e deformohet .
    Këtu brenda edhe mund të bëjnë qejf , por bota Europiane dhe Amerika e demokracisë , nuk ja pranon kurrsesi këto çfaqje pseudo .
    Në fund të fundit , kur ti mbarojë dhe atyre vullneti i mirë për ndihmë dhe interesi strategjik , do na lejnë të hajmë veten e të vritemi me njeri tjetrin .

  4. Flutura says:

    Vaso, mos bej skeptikun!
    Reforma ne drejtesi eshte iniciuar nga Edi Rama dhe ne fakt vetem ai mund te beje dicka te tille. Keta kriminele prandaj i jane turrur atij, per te bere njerezit te dyshojne si puna jote. Pasi te ringrihet sistemi i drejtesise sigurisht qe shoqeria jone do marre fryme. A do kete raste sporadike te nje deejtesie jo te denje? Sigurisht, por kjo padrejtesi nuk do jete ne sistem.
    Iku vapa me gusht prapa, thote populli

  5. Germicoku says:

    Vaso! I ke pare pasurite e gjyqtareve ,prokuroreve ? Kur keta kane pasuri marramendese,po politikanet e sidomos dr ejtuesit e pushtetit ? A do fitoj populli nga reforma ne drejtesi ? PO. Populli nuk do ripet me, do fitoje e drejta. Ligji do jete te palten 95% i brabarte . Reformen ne drejtesi po e bene Amerika dhe Europa e jo Shqiperia. Ndaj te jemi mirenjohes per ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje