Dy punonjës që po ngjiteshin në një ndërtesë për ta pastruar borën në çati, janë lënduar pasi shkallët me të cilat ata po hipnin sipër u shembën dhe ata ranë në tokë nga kati i dytë.
Burrat po përdornin shkallët emergjente për t’u ngjitur në kulmin e ndërtesës, megjithatë në një moment ato shemben dhe ata përfundojnë në tokë.
Nga shembja e shkallëve dhe rrëzimi i dy punonjësve ka pësuar lëndime edhe një koleg i tyre që po i vëzhgonte nga poshtë.
Sipas autorit të videos të tre punonjësit u shtruan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Moskë. (TemA)