Ambasada e SHBA, thirrje opozitës pak para protestës: Refuzoni dhunën, tregohuni të përmbajtur

21 Shkurt 2019, 08:41Politika TEMA
Ambasada e SHBA, thirrje opozitës pak para protestës: Refuzoni

Pak orë pas nisjes së protestës së opozitës para Parlamentit, Ambasada e SHBA në Tiranë ka kërkuar nga qytetarët që protestojnë që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën.

Gjithashtu Ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur:

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje