Moti ekstrem në Greqi, vendi përfshihet nga një valë e të ftohtit polar

25 Shkurt 2019, 11:06Rajoni TEMA
Moti ekstrem në Greqi, vendi përfshihet nga një valë e

Greqia u godit të dielën nga moti ekstrem shoqëruar me erëra të forta, me ndërprerjen e lidhjeve detare, vonesa në trafikun ajror dhe bllokim të rrugëve për shkak të rrëzimit të pemëve në rajonin e Athinës, njoftuan forcat zjarrfikëse.

Ndërprerje të energjisë elektrike u regjistruan në veri të vendit dhe në periferinë verilindore të Athinës. Në Nea Smyrni, në jug të kryeqytetit, një duzinë automjetesh janë dëmtuar nga rrëzimi i pemëve. Deri në këto momente, forcat zjarrfikëse sigurojnë se nuk ka asnjë të plagosur.

Sipas shërbimeve meteorologjike të vendit, moti i keq do të vijojë deri të martën.

Shpejtësia e erës arriti deri në 140 kilometra në orë, e regjistruar në detin Egje nga Observatori Kombëtare të shtunën në mbrëmje.

Në veri të vendit, reshjet e dendura të dëborës ofronin pamje mbresëlënëse të Selanikut, qytetit të dytë më të madh në vend, i mbuluar nën petkun e dëborës.

Në Thraki në kufirin me Turqinë, temperaturat u regjistruan deri në minus 9 gradë Celsius.

1 komente në “Moti ekstrem në Greqi, vendi përfshihet nga një valë e të ftohtit polar”

  1. I tillë je , sa herë që hap gojën says:

    More , fqinjët tanë të Jugut , po nuk gjetët njeri normal për ta ulur në fronin e presidentit , por vutë një hu gardhi që edhe në shtëpinë e tij , e shohin me bezdi dhe nuk presin sa të vijë dita , që të ndahet nga jeta ?! MjaFT , VETËM TË SHOHËSH KREUN E SHTETIT GREK , për të menduar se në çfar halli të madh ndodhen sot grekët SI POPULL ! ! !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje