Mund të vraposh, por nuk i shpëton dot burgut

25 Shkurt 2019, 10:22Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Të futesh në politikë që 27 vjeç, të jesh fëmija i preferuar i elektoratit tënd, të mendosh se tashmë je në një moshë të nderuar ku mund të shijosh frytet e një jete dhe papritmas të gjendesh në mes të jashtëqitjes njerëzore në burg, ky është një fat i keq.

Roberto Formigoni, politikani italian që kishte pothuajse 40 vite në politikën italiane dhe që në vitin 1984 parlamentar europian, është dënuar përfundimisht me 5 vjet dhe 10 muaj burg të cilat ka filluar t ì vuaje  në datën 22 shkurt.

Në moshën 72 vjeçare, beqari i artë i cili quhej nga shtypi “qiellori”, do të masë qelinë për vitet e ardhshme, për akuza të cilat në veshët e shqiptarëve tingëllojnë shaka.

“Dreka dhe darka luksoze, shëtitje me jaht dhe një vilë në Sardenjë”. Vila në Sardenjë është në fakt goditës,  por vështirë të ketë kushtuar më shumë se disa vila në gjirin e Lalëzit apo në rrethinat e Tiranës.

Me përbuzje prokurorja Laura Piedo theksoi se paratë për hardallosjet e Formigonit vinin nga ilaçet e hequra të sëmurëve.  Ish presidenti i Rajonit Lombardia për më shumë se 20 vite, i cili në vitet 2005 u mburr për reformën spitalore që bëri e cila sipas tij i kursente Rajonit rreth 1 miliard euro në vit, ne fakt , nëpërmjet fondacioneve dhe shoqërive të rregjistruara jashtë Italisë, i kishte marrë arkave të shtetit mbi 78 milionë euro.

Nepotizëm, tarafe, klientelizëm ishin disa nga akuzat e hershme ndaj tij, të ngritura nga shtypi. Por asgjë nuk e prekte personin i cili diti ti shmangej edhe ciklonit “Duar të Pastra”.  Kur në Itali plaste furtuna, Formigoni zgjidhte Milanon dhe kur ujërat qetësoheshin shkonte në Romë herë si deputet dhe herë si senator.

Në Milano ishin të njohura teprimet e Formigonit. Restorant me vetëm një tavolinë dhe kuzhinier personal në Via Como ishte një ndër preferencat e tij. Vetëm aty mund ta takoje. Tarifa bazë, 2 mijë euro personi.  Arkat me shampanjë nga më të përzgjedhurat, ekstra.

Por ora e së vërtetës ra edhe për Formigonin. Duke dëshmuar se nëse ka një Zot në jetën publike, ajo është drejtësia.

“Do përpiqem ta përballoj” ishin fjalët e tij pas dënimit përfundimtar. Ngushëllime erdhën nga të gjithë ata të cilët kanë punë me drejtësinë italiane. I pari, Berluskoni.

“Mund të vraposh por nuk mund të shpëtosh”, ishin fjalët e oficerit amerikan në Bagdat i cili arrestoi Abu Abbas, terroristin palestinez që kishin 20 vite që e ndiqnin.  I shkon rastit të Formigonit, nje nga kameleonët dhe abuzuesit më të mëdhenj të politikës italiane të kapërcyellit të shekullit. Ngjan si e thënë për të gjithë të kërkuarit nga drejtësia apo që duan ti shmangen asaj. Ngjan  më aktuale se kurrë në Shqipëri ku prej 14 vitesh, çdo vit vidhet aq sa eshte rritja ekonomike vjetore.

Është shpresë se herët ose vonë edhe këtu dikush do të japë llogari për vjedhjen që po i bëhet popullit më të varfër të Evropës. Dhe për të qenë të qartë, nëse ndodh, rrjeta do të kapë si ata me mandate të freskëta edhe nga ata me mandate të djegura.  Dhe ata e dinë mirë, ndaj po nxitojnë.

“You can run but you can’t hide”, është shprehja që shqiptarët presin ta dëgjojnë sa më shpejt.

14 komente në “Mund të vraposh, por nuk i shpëton dot burgut”

  1. Lani says:

    Shqiperia eshte plot me kandidate per burg duke filluar qe nga presidenti harbut i republikes e me radhe.

  2. spartak says:

    O Dritan Hila . Nuk më duhen llafet por dhënja llogari konkretisht .
    S’ka pse e akuzon me bazë apo pa bazë , me llafe që i merr era dhe deklarata nga më pompozet sa herë që ka prag fushatash zgjedhore e debate të forta politike .
    Po deshën me i bo jo vetëm politikanët , por edhe pjestarët e sistemit të Pa Drejtësisë , edhe zyrtarë të niveleve të ndryshme të administratës publike e Policisë , si dhe kriminelë të njohur pë trafiqe e kontrabandë , kultivime droge dhe grabitje me dhunë e me shtrëngime , pa lënë jasht rrjeshtit bosët miljarderë e qindra miljonerë dollari , që me ndihmën , lidhjet dhe ortakë me politikanët pushtetarë të këtij vendi u bënë pronarë të gjithë aseteve kryesore , si dhe duke abuzuar tmerrësisht ndaj tokave të shqiptarëve .
    VETTINGUT të famshëm mhjafton ti shtohet vetëm një NEN shtesë dhe FORMULAR DEKLARIMI PASURIE të formës së re , të vendoset me detyrim LIGJOR që t’i jepet për ti plotësuar pa përjashtim të gjithëve .

    NENI EKSTRA SHTESE :

    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se , mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave , që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund , si pikë të veçantë , dhe , me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për t’i plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë disa fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Po sa të dorëzohen nga plotësuesit që detyrohen dhe i kap ligji , kush ka abuzu nga këta persona nuk ka për ti zënë gjumi prej frikës .

    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .

    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund .
    Ç’u bo ky Vetting kështu .
    Bo qejf e abuzo me vite të tëra . Ke marrë dhe rroga e dieta sa s’vuhet nga taksat e mija . E tani hikën ose shmangesh me marifet e qejf o qerrata me paret e vjedhura e abuzimin e pa parë .

    Kryetarë Partish , duke fillu nga Socialistja e Demokratikja , Kryetarë Grupesh Parlamentare , Deputetë , Ministra dhe President Republike , po deshët me e pastru seriozisht këtë vend nga ABUZUESIT dhe gangsterët e MAFIOZET e politikës , ekonomisë e shoqërisë , vendosni e shkoni në parlament e miratoni NENI-n e LIGJIT me KOKE POSHTE , që i shkund xhepat e ABUZIMIT të gjithëve pa përjashtim .

    Jeni duke bërë maskarada me anëtarët e Gjykatave e Prokurorive , a thua se ato kanë qenë dhe janë e keqja e këtij vendi .
    SISTEMIN e KEQ e ngritën dhe e mbrojtën politika dhe politikanët , dhe prap kurimin duan ta bëjnë gjysmak , që agonia dhe sëmundja të vazhdojnë , aq , sa këta të jenë bërë të PA PREKSHEM .

    Zhdukini nga ekranet shqiptare këta palaço, se na kanë vënë para !

    1. Antikorrupsion says:

      Spartak nje koment , qe as askujt nuk i ka shkuar ndemend . Nuk e kam lexuar se cfare perban vetdeklarata e stamposur , por nuk besoj se i permban keto qe thoni ju. Shqiperia eshte nje vend i vecante dhe duhet trajtuar per ate demokraci qe ka. Demokrazia europiane apo ajo e SHBA nuk mund te aplikohet tani per tani ne shqiperi. Ky mund te jete nje tip formulari qe thjeshton shume punen e prokurorise dhe nuk len vend per justifikim .

      1. Komentuesi says:

        Edhe Berisha me Bashen,Monika me Meten,kujtojne se ja hodhen,dhe ato vrasje, miljardat qe kane vjedhur do t’i gezojne,por ama dardha e ka bishtin mbrapa.Burgu per ata eshte i sigurt.Haku dhe gjynahu i popullit te pafajshem do ti zere dhe ne Reç kane per te perfunduar te ngohin veze.

      2. Komentuesi says:

        Bjeri gajdes o gajdexhi.Bjeri me te lumt dora.Keta te opozites shikojne endrra me sy hapur.

  3. Psss... says:

    Prisni edhe nja 30vjet te tjera se do ju vije “drejtesia”

  4. Prona lesh e li says:

    Bravo! Aktuale dhe me shume kuptim.

  5. OPTIMISTI says:

    DREJTESI
    Analize brilante
    Nqs do te vije kjo dite edhe ne Shqiperi jam i bindur se te gjithe shqipetaret te shperndare anekend botes do te kthen ne vendin e tyre sepse kur je larg te shkon ne mendje fjala e Naimit te madh se: “Ku eshte balta me e embel se mjalti” dhe tanime jane te bindur se sado te inkuadrohen ne vendet ku atajetojne per breza te tere do te quhen EMIGRANTE . E vetmja pasoje negative qe do te sjedhin eshte RITJA e cmimit te apartamenteve . por kete pasoje e presim me kenaqesi pasi ata qe do te kthehen vec kursimeve te jetes qe do te investojne do te sjedhin dhe nje fryme te re ne jeten e vendit dhe me kryesorje SHPRESE per brezin e ri te cilin e ka zene epidemia e largimit nga vendi pa e ditur se ku po shkojne duke lene ketu shtepi e katandi me fis e me fare vetem te IKIN nga POLITIKA e keqe qe po i mer frymen prej 100vitesh . ME KEMBE TE MBARE DREJTESI E RE .Dhe ne qofsh dhe TI si kjo qe eshte MOS ARDHSH KURRE.

  6. lana says:

    Kane vjedhur nje male me para e pasuri dhe denimi te jete nje male vuajtje dhe burge se me 5 apo 10 vjete sjane asgje me vuajtjet qe i kane sjelle ketij populli.

  7. populli says:

    ndersa une kam nje tjeter mendim, qe ti futesh ne burg te gjithe keto hajduta dhe rrugecer politikan qe e qeverisen vendin rreth 30 vjet , e grabiten dhe pastaj futen ne burg dhe me gjykim te shkurtuar keto na dalin nga burgu dhe marrin demshperblimin se kjo ndodh gjithmon ke keto VIPAT E POLITIKANVE TE ALBANISTANIT , dhe per kete kemi shembuj sic ishte rasti i drejtorit te bankes fullanit, ylli pangos etj, keto i dashur Popull duhet te shkojne para litarit dhe pasuria e tyre ti kthehet popullit shqiptar

  8. Nik says:

    I dashur Dritan jemi dy pole tè ndryshme siç po e kujtoni dhe ju nè shkrimin tuaj. Po tè krahasohemi me demokracin nè itali jemi si nata me ditèn Formigoni ishte nèn kontrollin e magjistraturès prej fillimit tè viteve 90 tè dhe magjistratura ,prokuroria,gjykata,policia nè itali funksionon siç ishte edhe rasti i ish kryetarit tè bashkis sè romès Marino kur movimenti 5 yje e akuzoj pèr 3000 mij eur tè shpenzuara pèr pritjen e delegacioneve ..Me mazhorancèn qè ka aktualmente PS ja duhej tè kryente reformat nè drejtèsi sè bashku me opozitèn nqse ka dèshirèn dhe pasionin pèr tè ndèrruar sistemin e kalbur por edhe tè ler emèr nè histori si njè parti qè i dha prioritet barazis dhe drejtèsis pèr tè ardhmen e mbar kombit shqiptar.

  9. beni says:

    U ngopem me premtime boshe,nuk beson me asnjë,edhe ndonjë që beson është karr!

  10. beso says:

    KETIJ KOQES I DUKET VETJA ANALIST…… SE KA KY FAJIN POR ATA QE E MBAJNE NE PUNE……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. a
    axb

    ラブドール 正規の本物のwmdollを販売する販売者は数社ありますが、そのほとんどは偽物であるため、リスクは非常に高くなります。これらの偽のwmdollは、合法的な企業から盗まれたデザインを使用して作成でき、品質管理や安全対策が講じられていない無認可の工場で製造されています。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje