Kristiano Ronaldo po kalon një moment, ndoshta më të vështirin, që kur ka ardhur te Juventusi. Pas asaj mbrëmjeje të dobët në “Wanda Metropolitano” ndaj Stletiko Madrid në Champions League, portugezi ka stonuar edhe në kampionat.
Ishte një tjetër ndeshje “Jo” ajo ndaj Bolonjës për yllin e Juventusit dhe tashmë kanë nisur kritikat e para edhe për të. Shtypi sportiv e ka “masakruar”, duke dhënë vlerësime shumë të dobëta.
“La Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull formës së dobët të Ronaldos, ku thekson se ai duket shumë i lodhur. Madje, me ironi thuhet se duket sikur në fushë është vëllai binjak i 5 herë fituesit të “Topit të artë”. Mund të jetë thjesht një moment i keq për portugezin.
Vlerësimet për Ronaldon për paraqitjen ndaj Bolonjës:
“TuttoMercatoweb.com”: 5,5
“La Gazzetta dello Sport”: 5
“Corriere della Sera”: 5
“Corriere dello Sport”: 5
“Tuttosport”: 5
Mediat e kane fryre kete by…q.re qe nga viti 2008 sepse ai eshte Djale bukurosh dhe u duhet per reklame kompanive te modes te cilat derdhin miliona per imazhin e tij duke korruptuar institucionet e futbollit , sidomos UEFA-n si per Ch L ashtu dhe per Kampionatin Europian , por pa lene menjane dhe La -Ligen ku ky spitullaq ka perfituar shume gola , si ne pozita te dyshimta , si me penallti te pamerituara e gjithçka tjeter .
Ai ka kohe qe ka filluar dishezen e pandalshme .