Lideri i Partisë Demokratike Basha paralajmëron “mosbindje civile”. “Nuk njohim as Parlamentin, as Policinë e Shtetit”, tha ai në kohën e protestave të djeshme.
Bomba Molotov, vënie flake e gomave të makinave, tensione mes protestuesve dhe policisë rikthyen në mbrëmjen e të martës, ( 26.02.2019) dhunën në protestën antiqeveritare të opozitës, e treta në serinë e protestave të këtij muaji. Protestuesit kërkuan përsëri dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një qeverie kalimtare për të kryer zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Me thirrjet “Rama ik” dhe “Parlamenti i krimit” disa protestues të dhunshëm synuan të ҫanin kordonin e policëve që mbronte ndërtesën e Parlamentit dhe të pengonin deputetët të zhvillonin seancën e paralajmëruar plenare. Ata hodhën gurë, kapsolla tymi dhe kanoҫe me lëndë plasëse kundër kordonit të policisë në tentativë për ta ҫarë atë dhe u futur në sallën e Parlamentit. Situata u tensionua pas injorimit të thirrjeve me megafon të policisë për të ndërprerë aktet e dhunës dhe paralajmërimit se ”ato përbëjnë vepër penale dhe policia do të zbatojë ligjin”.
Policia përdori disa herë gaz lotsjellës për të ndaluar tentativat e protestuesve për të hyrë në Parlament. Ende nuk ka shifra zyrtare për protestuesit e lënduar por shifrat paraprake flasin për 13 që po marrin ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës. Pas përfundimit të seancës plenare dhe largimit të deputetëve nga një dalje anësore, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha i drejtoi protestuesit drejt selisë së PD ku mbajti fjalën e mbylljes së protestës.
“Ne nuk njohim as Parlamentin, as Policinë e Shtetit. Mosbindja civile do të shtrihet nga Jugu në Veri. Beteja jonë vazhdon. Ajo që do ta çlirojë vendin nga klika mafioze, duke çliruar zgjedhjet, duke çliruar parlamentin”, tha Basha në fjalën e mbyllje. Protesta e zhvilluar në mbrëmjen e të martës, është e para pas dorëzimit të mandateve parlamentare nga 57 deputetë të opozitës, si kundër-veprim ndaj asaj që opozita e quan “blerje të votave” nga PS në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Dorëzimi i mandateve parlamentare është dënuar në mënyrë unanime nga faktori ndërkombëtar si një veprim destruktiv që minon demokracinë dhe rrjedhën normale të perspektivës europiane të Shqipërisë.
OSBE- Dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës
Prania e OSBE-së në Tiranëka reaguar menjëherë pas protestës së opozitës. Përmes një deklarate zyrtare ajo bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. “Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë”, thuhet në deklaratën OSBE-së.
Para fillimit të protestës edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca bëri thirrje për protesta paqësore dhe angazhim të opozitës dhe qeverisë në një “diskutim konstruktiv”. Opozita do të vazhdojë serinë e protestave të saj për të rrëzuar qeverinë Rama të enjten, më 28 shkurt.
Parlamenti miraton strukturën e institucioneve të reja të Drejtësisë.
Gjatë 3 orëve që zgjati protesta e mbrëmshme e opozitës, Parlamenti miratoi me votat e deputetëve socialistë strukturën e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy institucione kyҫ të reformës në Drejtësi, që do t’i hapin rrugë krijimit të Strukturës së Posaҫme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH).
Pritet që këto të fundit të hetojnë dhe ҫojnë para drejtësisë rastet e korrupsionit dhe të lidhjeve me krimin e organizuar në nivele të larta të politikës dhe shtetit. Në rotacionet e pushtetit që kanë ndodhur në Shqipërinë post-komuniste opozitat kanë akuzuar reciprokisht forcën politike në pushet për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, akuza që nuk janë provuar kurrë deri më sot, duke lënë të pandëshkuar politikanë të lartë, të përfolur për korrupsion, abuzim me fondet publike dhe pasuri të paligjshme.
Maxhoranca socialiste i konsideron protestat e tanishme të opozitës “antidemokratike, anti kushtetuese dhe antiligjore” , të nxitura nga „frika e hetimeve të pritshme” nga SPAK dhe BKH.
nje abses atje ku nuk thuet atij qe ngre gishtin mbi ligjin chnjerzorit pergjigju me te njejten monedhe edhe detit I vjen dita dhe I mbarohet KOSI,me luge te madhe mos u ngopshin nga padrejtesite nga chfare nuk I ka takuar kurre dhe duan ta mbrojne me dhunen e hajduteve qe nuk eshte POPULL por llume
Arrestoni, urgjent dhe as nje meshire per ta-Lulzim Bashen anti shqipetari i terbuar,qen dhe zagar i terbuar,nje fashist i terbuar,nje nazist Hitlerian i terbuar,nje Miloshevic i terbusr,nje sulltan i terbuar,nje njeri rrugesh i terbuar,cfare prisni nga ky njeri i terbuar pse e duroni dhe nuk e fusni brenda pse keni frike nga ky kazan Plehrash,Edi Paloken, kete fashist te ndyre,i pa skrupull,Flamur Noken zagarin me te poshter te kesaj toke,Cunin malltez qe eshte bere trim dhe nuk mbahet,pse dironi kete njeri i pa fytyre,cfare prisni,pse i lini te gjalle keta maskarenje te ndyre.
Bravo Salianji Pederast! Jane te verteta.Duhet et ishin futur me kohe ne burg keta maskarenje te Pd-ke dhe te Leshelis.Jane vertete te terbuar nga frika e SPAK dhe BKH.
Kto s jan protesta politike or juropjan!
Kto jan fodullëqe,pordhnime shkërdhnore alla shqiptare..
Klanet malokare gjakatare t veshme me qeleshe kanuni ,kta kriminela biologjik,paraqiten si kultur tradicjonale,
Vjedhja dhe grabitja e prones s tjetrit esht legalizim per bythqimat shqiptar
Ndertimi pa leje quhet zhvillim
Kurse perndimoret i krefin bishtin ktyne majmumve pellazgo ilir..
Duhet huri bolshevik qe ti bej zap kte rrac kafshesh me paraqitje njerzore.
Huri
Nga sot organet e shtetit duhet t’i kete né percjellje te gjithe ata qe konsiderohen te lidhur me krimin e organizar dhe per te cilet kane argumente se kane shkelur ligjet. Qofshin ata ne pushtet apo ne opozite, te gjithe duhet hetuar.
Organet e reja s’duhet te kene paragjykime, ato vetem me fakte t’i hapin rruge drejtedise.
Dua te them edhe nje gje: mos te perseritet rasti i ish kryeministrit maqedonas, ne momentin e hapjes se aktakuzes Georgievski iku nga Maqedonia!
Ligji te veproje nuk ka zgjidhje tjeter
Po president kemi ne??????!!!! Ku eshte te na thote sa bukur proteston e shoqja??????!!!!!!
e per cfar?????? kunder hajduteve qe ne krahasim ma te shoqin qe u zu me ze e figure jane si miza me buallin Turpi I botes
Edi Rama, o zbato ligjet,o zbato kushtetuten,o largohu,ik nje ore e me pare mos rri me kryeminister.Nuk po e shikon ti,mazhoranca,partia socialiste se cfare po behet,nuk po i shikoni tradhetaret e shqiperise,nuk po i shikoni kriminelat e Sali zagarit,cfare prisni ,pse nuk nderhyni dhe te arrestoni zagaret qe kane shperthyer dhe kerkojne vella vrasje,shkaterrime,krime dhe ulurime fashiste dhe nxitese per disa gangestere dhe rrugecer te ndyre anti shqipetare.
MUA ME DUKET ,SE TE GJITHE QEVERITARET MAJTAS _DJATHTAS DUAN DESTABILIZIMIN E VENDIT . NDRYSHE NUKE KA MUNDESI QE NJE GRUPE HAJDUTESH E KRIMINELASH ,ME ZE E FIGURE PO KOMANDOJNE VENDIN ,PER NJE SHKATRRIM TE TRETE.
UJKU PO KERKON MJEGULLEN PER TE MBULUAR KRIMET .ATHERE LINDE PYETJA: PO EDI RAMA CFARE DUHET TE BEJE ,PO QE SE ME TE VERTETE E DON KETE VENDE?
1_ O TE DALE ZOTE I VENDIT,OSE TE IKI SI MISHE PER TOPE .DHE PASTAJE E BEJNE DESHMORE I SISTEMIT KRIMINAL TE VENDIT.
2_TE JAPE DORHEQJEN ,DHE TE KALOJNE NE QEVERI PROVIZORE ,DERI ME ARDHJEN E ZJEDHJEVE.
3_ TE JAPE DORHEQJEN ,MEQE ATA KANE DEKLARUAR ,ME DHENIEN E DORHEQJES SE RAMES DO TE KTHEHEN NE NORMALITETE.
4_OSE TI BEJE GATI PASHAPORTAT E QEVERITAREVE KRIMINELE DHE TIA DORZOJE FBI.dmth TE LEJOJE ZBATIMIN E LIGJIT.
KETU PO DELE E GJITHA NE SKENE AJO QE AVOKATI NGJELA KA THENE.QE EDHE RAMA ESHTE I PERFSHIRNE VJEDHJE ,PORE JO NE VRASJE NJERZISH.
Nje falnderim te madh per nderkombetaret qe po mbeshtet qeverine e ligjesheme shqipetare.Edi Rama eshte kryeministri me i votuar se ndonjehere tjeter nga populli.Opozita me protestat e saj te dhunsheme nuk po e lejon qeverine te punoi,por po e pengon ne realizimin e detyrave te saj ndaj shtetit,ndaj popullit.I krijon pengesa dhe pastaj e akuzon se nuk po punon mire.Kjo opozite, pd dhe lsi, po krijon nje jete te friksheme per popullin shqipetar.Ata nuk jane per popullin.Ata po i sherbejne me besnikeri agjentures se Beogradit dhe Moskes.
Lul Basha,per sjellje rrugaçerore me protesta te dhunshem,duhet te arrestohet nga prokuroria, te hetohet e te denohet.Nuk ka faj populli se ai do karrigen e kryeministrit.Ai nuk e bene dot per kryeminister se eshte krimine,vrases hajdut.Parlamenti eshte institucion i ligjshem dhe nuk ka pse Basha te organizoi huliganet e Kamzes e te godasin policine te hyrja e parlamentit.Basha dhe disa ish deputet te pd dhe lsi,mohojn dhunen e ushtruar ndja policeve,duke shtremberuar te verteten,pasi ishin huliganet e Bashes qe dhunuan policine dhe makinat e policise.
Se njohin ata policine , nejse i njeh policia ATA.