“Përdhunimi i 2 të miturave”, kryebashkiaku i PD nxjerr bllof Berishën: Vajza ndryshoi dëshminë, ishte hakmarrje ndaj shoqes

28 Shkurt 2019, 15:03Politika TEMA

Pas denoncimit të bërë paraditen e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku sipas një mesazhi të ardhur ne telefonin e tij, thuhej se dy vajza të shkollës 9 vjeçare të Selenicës ishin përdhunuar nga një i rritur, dhe ky institucion ishte në dijeni, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë.

Sipas mesazhit të postuar nga Berisha, pretendohej se dy të miturat, në shtëpinë e njërës prej tyre që jetonte me gjyshërit, ishin përdhunuar nga një djalë “me tatuazhe”, ndërsa në dijeni ishte edhe shkolla, e më pas vajza e cila kishte shkuar në shtëpinë e shoqes, kishte bërë denoncim në polici, duke thënë se ishte përdhunuar.

Kryetari i Bashkisë së Selenicës perfaqesues i PD, Perparim Shametaj, ka deklaruar sot, se janë vënë në dijeni të rastit, ndërsa pohon se vajza ka bërë denoncim në polici dhe pas një dite e ka tërhequr.

Pas ekzaminimit mjekësorë që i është bërë të miturës, nuk janë konstatuar shenja dhunimi ose përdhunimi, ndërsa një ditë më pas ajo ka tërhequr dëshminë, duke deklaruara se e kishte bërë për inat të shoqes.

Ndërkohë për ngjarjen e në fjalë pritet edhe një reagim zyrtar i Policisë së Vlorës, ku thuhet se është bërë denoncimi.

1 komente në ““Përdhunimi i 2 të miturave”, kryebashkiaku i PD nxjerr bllof Berishën: Vajza ndryshoi dëshminë, ishte hakmarrje ndaj shoqes”

  1. Jaho Lunxheria says:

    O palaco qe je kthyer ne personazhin me grotesk te politikes shqiptare. Te peshkojne me krimba bythe o plak matuf. Turp e faqja zeze kush ka qene President dhe Kryeminster. Te vjen turp te thuash qe ky zgjebsi eshte shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje