Haradinaj: Thaçi i bëri dëm Kosovës, nuk na ndihmon heqja e taksës

1 Mars 2019, 17:05Rajoni TEMA

Kryemnistri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës, me diskutimet e tij për sa i takon ndarjes së këtij vendi.

“Presidenti i ka bërë dëme të mëdha vendit me idetë e tij lidhur me dialogun edhe me avancimet për ndarje të Kosovës, pra diskutimet e tij e kanë sjellë Kosovën ku është sot”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj, pas përfundimit të akademisë përkujtimore për Akademik, Idriz Ajetin.

Kryeministri Haradinaj ka përjashtuar mundësinë që Shtetet e Bashkuara të largojnë prezencën e tyre ushtarake nga Kosova si pasojë e mospranimit të rekomandimit amerikan për heqje të taksës prej 100 për qind në produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

“Amerika është garantuese e sigurisë dhe paqes në gjithë globin. Vendimet që janë folur si kërcënim për Bondsteel-in, janë ndoshta të hershme ose të avancuara për shkak se një vendim i tillë mund të merret, por jo në rrethana ose lidhur me taksën. Ndërsa të gjitha argumentet për të cilat është vendosur taska, agresiviteti i Serbisë në planin e jashtëm, përpjekjet për destabilizim në planin e brendshëm dhe vonesa, pra për njohje që i shkakton dëm Kosovës, ekzistojnë. Taksa mbetet deri në njohje të Kosovës”, ka shtuar Haradinaj.

Kryeministri ka vlerësuar se “nuk është mirë që të vrapohet për t’u treguar proamerikan duke e hequr taksën ndaj Serbisë”, pasi kjo, sipas tij, nuk i ndihmon shumë Kosovës.

Pavarësisht rekomandimit amerikan, kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar vazhdimisht kundër heqjes së taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Haradinajt iu kërkua heqja e taksës edhe në takimin e përbashkët që kishte me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me dy zyrtarët e lartë amerikanë, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Evropën, John Erath dhe Drejtori për Çështjet Evropiane Brad Berkley.

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur disa herë se mospezullimi taksës së vënë në importet e Serbisë dhe Bosnjës përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

4 komente në “Haradinaj: Thaçi i bëri dëm Kosovës, nuk na ndihmon heqja e taksës”

  1. rrema says:

    RRAMUSH, QE NGA KAPTINA DUKESH QE JE RRK…..
    MESO ET ECESH NJE HERE O SHPELLARE…..

  2. Genti says:

    Une e kam degjuar disa here thecin ne deklaratat e tij per mediat dhe pervec idese per bashkimin e Lugines me Kosoven s’eshte shprehur per shkembim territoresh me Serbine. Kosova nuk ka asnje pellembe territori serb ndersa Serbia ka akoma pjese te territoreve shqiptare te perfituara nga Kongresi i Berlinit dhe ai i Londres pas renies se Perandorise Otomane. Sa i perket takses besoj se u arrit qellimi per te cilin u vu dhe nuk duhet tepruar ne kundershtim me porosine e Aleateve Amerikane per nderprerjen e saj.

  3. gomari says:

    O RAPUSH CFAR KE ME THACIN, TI NUK KE MEN ME SHUME SE UNE O TRAP, TI E KE TE SHKRUAR NE BALLE QE JE BUDALL.

  4. Bekim Peja says:

    Ramushki nëse e dërgon me tri lop ai kthehet me dy ???, ik ore lesh se ke kokën për katër kemb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje