Thaçi: Shkëmbimi i territoreve nuk do ndodhë kurrë , ndarja e Kosovës pa shkelë në trupin tim nuk mund ta cënojë askush as një milimetër (dhe një mesazh për Berishën)

1 Mars 2019, 11:46Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës Thaçin Thaçi deklaroi se nuk do të këtë shkëmbime territoresh me Serbinë. 

Duke folur në samitin e Diasporës të organizuar në Tiranë, Thaçi tha se ndarja e Kosovës pa shkelë në trupin tij nuk mund ta cënojnë as një milimetër. 

Më tej presidenti i Kosovës i dërgoi dhe një mesazh Sali Berishës, për të cilin Thaçi tha se për ndarje të Kosovës, flasin ata që e kanë ndihmuar Millosheviçin. 

“Shkëmbimi i territoreve. Keni dëgjuar shumë këto, por kurrë nuk do të ndodhë. Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe dhe askush nuk do të lejohet të bëjë pazar me kauzë kombëtare. 

Ndarja e Kosovës pa shkelur në trupin tim, nuk do mund ta cenoj askush, asnjë pjesë të territorit të Kosovës.

 Për ndarje të Kosovës, ata që flasin sot janë ata që e kanë ndihmuar Millosheviçit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova. Askush nuk do mund të cenojë as Trepçën, as Kosovën dhe asnjë pjesë të territorit të Kosovës. 

Ata që flasin për ndarje të Kosovën janë miq të Milloshevic. Korrigjim të kufijve , po, por pa u cenuar territori  Kosovës.

Duhet të punojmë bashke me SHBA dhe miqtë e tjerë, nën një ombrellë euroatlantike.

E theksoj se nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që asnjë broçkull e politikës elektorale ditore të cenojë raportin e përjetshëm me hisedarët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, SHBA-të”, tha Thaçi. (TemA)

11 komente në “Thaçi: Shkëmbimi i territoreve nuk do ndodhë kurrë , ndarja e Kosovës pa shkelë në trupin tim nuk mund ta cënojë askush as një milimetër (dhe një mesazh për Berishën)”

  1. Fatmiri says:

    Te mjeret ne qe te kemi ne krye te vendit, ty dhe ate tjetrin. E moret ne qaf vendin i cili pa ju do te ishte shume here me mire.

    A turperohesh ti o i mjere kur e sheh veten ne pasqyre?!

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Fatmir të kuptoj drejt që e urren Thaçin. ..të gjithë grekofilët kush më shumë e kush më pak e urreni për arsye të njohura. ..ju doni një president si ilir meta jo një patriot dhe luftëtar të UÇK. ..Thaçi është nder i kombit tonë pavarësisht se e akuzoni dhe i hidhni baltë vazhdimisht. ..përgjigjen ua dha të pastër…të gjithë ju grekofilët vini era anastas. ..shkoni dhe çibukoseni Hashimin që të qetësoheni. .

    2. Shqiptari nga Shqiperia says:

      Ti nuk do Thacin o Fatmir kari, ti do Milosevicin , me ate dhe me serbet te ndiheshin mbreter ne trojet shqiptare mamaja jote kish gjetur kararin ……. Eshte krim qe mban nje emer ose nickname “Fatmir ” , e cfat i mire eshte te jesh dobic serb i braktisur ne trojet shqiptare ………

  2. dr says:

    O zoteri President. Je be si magjistar; qe 3 vite perdite rrijsh ne Facebook dhe me gazetare e permendish shkembimin, te nesermen thua, si sot jo. E nxore ne pazar te botes Kosoven. Ik te lutem. E humbe duelin ne Gjermani me Vucicin; me fjali pergjyse, me perkthyes te dobet dhe i pasigurt ne debat, jobindes . Kur fillove te flasish shqip- gjysa e salles u boshatis. Lesho Enver Hoxhajn qe flet gjermanishte anglisht shkelqyeshem-ju atdhetaret gjoja- ne Shqiperi Sal Berisha, Kosove- ty e Ramushi, ne Maqedoni Ahmeti e moret ne qafe popullin.
    Ikni dhe na shpetoni.

  3. Kanina e ismailit says:

    Te jete per ty o hashim beogradi e jep te gjithe krahinen e kosoves

  4. Kim Yong Un says:

    RESPEKTE për HASHIM THAÇIN !!!! NEVERI dhe URREJTJE për PD KRRIMIN dhe PËRÇARJEN !!! NEVERI dhe URREJTJE edhe për LSI PLAÇKITJEN që është e mbushur me HAJDUTË ORDINERË që ZHVASIN gjithçka ju del pèrpara !!!! LSI KANCERI !!!! LSI TUMORI !! LSI FLAMA !!!! LSI DAMLLAJA !!!!! LSI HATAJA !!!! LSI LEMERIJA

  5. emigranti says:

    Z. Thaci nuk ju kuptoj kur thoni nuk ka shkembim territoresh e as humbje te territoreve te Kosoves, por ka korrigjim kufinjsh, pas te cilit serbet do te njohin Kosoven si shtet te pavarur.
    Si mund te kete korrigjim pa shkembim territoresh, apo e keni fjalen qe serbet pasi te na falin territore do te na njohin pavaresine, si pendese per mekatet e kryera ne Kosove.
    Po te realizoni kete qe aludoni do te jeni me te vertete nje shqiptar I madh me emer e nder ne histori dhe do te harrohen te gjitha veprimet e gabuara deri me sot.
    Por llogjika dhe veprimtaria jote e deritanishme tregon te kunderten.
    Apatia jote e deritanishme gjate bisedimeve te sterzgjatura me Serbine e ka kthyer situaten ne favor te tyre, aq sa sot Serbia paraqitet si viktkme dhe UCK si destruktive e me perberje nga kriminele e dhunues te serbeve.
    Kjo eshte e patolerueshme dhe ju jeni pergjegjes me shume se “miqte” e huaj qe ju keshillojne ju.
    Mos u kthe ne rolin e kuislingut.

  6. Baliu says:

    Debili i Brojes llomotite ne delirium.

  7. ceka says:

    Nuk ka kembime e as humbje te teritoreve te Kosoves por ka korighim kufijsh ….. po a tere shqiptaret qenkan debil dhe nuk e kuptojne se cdo te thote korigjim kufijsm!
    Kosovaret duhet ta kene te fresket memorien e tyre, jo me larg se dy vite me pare ishte ai tjetri karagjoz tani Kryeminister Haradinaj qe ngulte kembe per korigjim te kufijve me Malin e Zi e tani pasi qe u be kryeminister korigjime ndodhi …..
    Po cfare pritet nga keta gjyms analfabet qe per lekure te vet e shesin Kosove,

  8. Bekim Peja says:

    Shqiptarët nga Shqipëria nuk i gjykoj nëse shajnë z. Thaçin por ata shqiptarë të Kosovës që bëjnë këtë janë bije serbofilesh ku mund te vërehen edhe kur komentojnë kundër Thaçit njëkohësisht urrejnë fshatin e tij (që ska të bëj më te) dhe gjithë Drenicen heroike. Kjo urrejtje ndaj Drenicës (ashtu si serbët që më së shumti urren atë krahin) tregon që këta janë bije shkjau.
    Hashim Thaçin e njoh që nga femiria po ashtu gjatë rezistencës dhe luftës, të krahasosh me çdo politikan qe kishte Kosova që nga vitet e nëntëdhjeta ju them me bindje se është shumë më patriot dhe lartpames se çdo tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje