Nga Pëllumb Kulla
I dashur Maku,
Kur një shok arrin një kufi moshe të bukur si kjo e jotja, urimi është më e para dhe më e pakta gjë që mund të bëjmë.
Në plan të parë del bilanci i prurjeve të tij në dobi të shoqërisë, vlerat që shtoi ai me veprimtarinë e e tij, në fushat, ku ai mbolli e korri dhe në gjurmët që la.
Jeta e solli që ti dhe unë të njihemi në atë fushë ku u lodhëm, vuajtëm dhe gëzuam tok. Fjalët që vumë ne, në buzë të artistëve, frymëzimi, shtytja që krijuam nuk i kap dot syri i publikut e kamera, por ato lumtërisht njihen dhe shënohen.
Në teatrin dhe estradën e qytetit tonë të bukur të Fierit, në jetën letraro artistike të qytetit, ti, o miku im fjalë ëmbël, krijove një atmosferë pjellorie, një filtër të çmuar dhe një mbështetje luftarake të sinqertë, kur ajo nevojitej në atë periudhë të vështirë që nuk do të ndalemi dhe ta analizojmë sot.
Ishte fat i madh që gazetën vëndase aty e drejtoi një shkrimtar, një poet i klasit të parë, si ti, një aktivist shoqëror i ndritur dhe me vizion të gjerë.
Ishte mjaft produktive nxitja dhe inkurajimi i krijimtarisë tek drejtove për shumë vite me radhë shoqatën e krijuesve letraro-artistikë të atij qarku, me krijimtarinë tënde vetjake dhe me endjen e atij mjedisi aq miqësor për shkrimtarët, piktorët, skulptorët dhe kompozitorët fierakë.
Por mua më takon të them dhe t’i falem fatit kur ti erdhe të atë parcelën tonë artistike të skenës, në krye të këshillit artistik të teatrit dhe të estradës, në përkujdesjen e lëndës, si të thuash, të miellit, për magjen e asaj skene të teatrit “Bylis”
Për lumturinë tonë, është përmendur dhe vënë në dukje drejtimi i punëve gjatë viteve aty. Dhe ai qytet pati dhe vazhdon të ruajë traditën e një drejtimi të pjekur dhe cilësor
nga organizmat e mësipërme drejtuese. Por unë do të ndalem më shumë, në të dukshmen dhe të padukshmen e kujdestarëve të repertorit aty, me dy emrat e shquar, të Teodor Laços dhe Maku Pones.
Dhe me qënë se një përvjetor lindje, si ky i tashmi, më bën të përqendrohem anësisht tek ky i dyti, dua të them se sukseset që u shënuan në atë skenë i detyrohen në një masë të rëndësishme këtij njeriu dhe kjo duhej theksuar edhe më parë edhe më shpesh..
Përveç dramave të tua, Maku, atyre që patën jetën skenike si “Shpagimi”, Fundi i Sinoreve”, “Njerëz dhe Vite” e “Natë Pagjumë” e the… koncerteve letrarë dhe poetikë, ti Maku më mirë se kushdo ua shtrove qilimin autorëve të jashtëm, Miço Kallamatës, Dritëro Agollit, Tashko Lakos, Tasim Alisë, Ndini Bardhit, Novruz Sinanit dhe plot të tjerëve.
Unë vetë, të detyrohem më tepër ty se kujtdo, për nxitjen dhe mbrojtjen që në mënyrë të veçantë për arsye që dihen unë pata më shumë se kushdo një nevojë jetike të ethëshme.
Personaliteti yt, bagazhi kulturor dhe sidomos vlerat karakteriale që shfaqje ti në gjykimet e hapura dhe të fshehta, u dhanë krahë krijuesve të penës dhe bujqërve të skenës. Unë, si koleg edhe moshatar, kujtoj me nostalgji orët e shumta kokë më kokë, të bashkëpunimit, diskutimet mbi leximet tona tërheqëse dhe atyre të nevojës së parë të skenës. Në to unë çmoja së tepërmi preferencat e tua poetike të krijuesve më të shquar kombëtarë, por edhe nga ato të korpusit të poetëve të botës e sidomos të rusëve, që nga Pushkini e Ljermontovi e deri të më të vonët Esenini, Ahmatova dhe të tjerëve magjistarë, që ai zotërim i mrekullueshëm i gjuhës ruse të ndihmonte së tepërmi.
Nuk të kam falenderuar sa duhet, o miku im i mirë, për të gjitha këto. Edhe në viset e largëta ku më ka shpënë jeta të kujtoj dhe të vlerësoj shumë shpesh. Dhe këtë e përmend, jo si meritë, si gënjeshtër mirësjelljeje, por si kërkesë ndjese që
edhe nga larg mund të ndikoja më shumë, që poezia jote e klasit të parë të zerë më tepër vend në shkolla dhe skena, që dramat e tua të fisme të gjenin më shumë hapësirë. Nuk mjafton vetëm kjo përshëndetje jubilare që unë të hedh dritë edhe në krijimtarinë shëmbullore të këtyre viteve të lodhur, të cilët i uroj me shpirt dhe ngrohtësi të bëhen sa më të shumtë.
Të faleminderit që edhe për mua, njërin nga shokët e tu të shumtë, për familjen tënde të dashur, jetove kaq bukur.
Dhe paç, o mik i shtrenjtë, edhe shumë e shumë vite jete të shëndetshëm dhe të begatshëm.
Shoku Maku,
Rrofsh dhe u befsh 100 vjec. Gezofsh ne jete nga niper e mbesa.
Doli dhe ky pseudoartisti, spiuni dyfytyresh qe punonte me shume per Asfaline se sa per Sigurimin e Shtetit dhe hajduti i librit te Kellicit.Ky palaco burr dhe Fuat Boci kane bere shume gjynahe ne Fier dhe tani hiqen si artista te medhenj e te perndjekur politik.