Ndahet nga jeta Sadije Agolli, bashkëshortja e Dritëroit

26 Shkurt 2019, 13:23Kulturë TEMA

Ndahet nga jeta bashkëshortja e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, Sadije Agolli.

E veja e poetit të shquar të letrave u nda sot nga jeta në moshën 76 vjeçare.

Gazeta “TemA” ka konfirmuar lajmin e vdekjes së saj.

Ajo ndërroi jetë sot në spital, pas një hemoragjie cerebrale.

Prej momentit të ndarjes nga jeta të Dritëroit, Sadija kaloi një perjudhë mjaft të rënduar shëndetësore duke e përjetuar me vështirësi.

Sadije Agolli ka qenë gazetare dhe redaktore për vite me radhë duke i dhënë një kontribut të madh publicistikës shqiptare.

Në rrëfimin e saj të fundit për media, bashkëshortja e Dritëroit shprehej:

“Këto dy vite kanë qenë shumë të vështira megjithëse unë jam munduar duke shkruar. E kisha shumë të vështirë ndarjen me Dritëroin, vitin e parë kam qenë krejt e humbur”, shprehej Sadija.

Ajo nuk ishte vetëm bashkëshortja e të madhit Agolli, por njëherazi lexuesja e tij e parë, redaktorja, shoqja e tij besnike e ditëve të bukura e të vështira. Një dashuri e bukur 52-vjeçare.  (TemA)

9 komente në “Ndahet nga jeta Sadije Agolli, bashkëshortja e Dritëroit”

  1. Theatrical says:

    Ngushellime familjes

  2. Agron Hoxha says:

    U preft ne paqe, ngushellime femijeve.

  3. Margarita says:

    U preftë në paqe! Nderim dhe respekt për këtë grua të mirë dhe të mençur.
    Margarita Makri
    Toronto, Kanada

  4. Fanatic says:

    U prehte ne paqe.

    E donte vertet bashkeshortin e saj perderisa iku kaq shpejt mbas tij.

  5. Marina says:

    Ngushellime! Me vjen shume keq per zonjen Sadije! U prefte ne paqe shpirti i saj!

  6. Misir Hoxha says:

    Ngushellime femijve per Nene e dashur Sadije.U preft ne paqe.

  7. Joni says:

    Ishte nje grua e rralle.
    Perulem me respektin me te thelle per te.
    Ngushellime femijeve.
    U prhte ne paqe.

  8. Granit Kamberi says:

    U prehte ne paqe ! Nderim e respekt per kete grua zonje ,te mire e te mencur.Modeli i perkryer i familjes.

  9. Remzi Përnaska says:

    Paqe të përjetshme për shpirtin e saj njerëzor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje