Del në dritë Ura e Tabakëve, Bashkia e Tiranës instalon ndriçimin LED

26 Shkurt 2019, 10:48Kulturë TEMA
Del në dritë Ura e Tabakëve, Bashkia e Tiranës instalon

E ndërtuar që në periudhën otomane, Ura e Tabakëve është një prej monumenteve të kulturës më përfaqësuese të kryeqytetit. Sëfundmi Bashkia e Tiranës ka rehabilituar këtë objekt të një rëndësie të veçantë për memorien tonë historike duke e pastruar dhe duke instaluar edhe ndriçimin LED, duke nxjerrë në pah gjithë vlerat arkitekturore dhe historike të saj.

Ura vlerësohet nga Bashkia e Tiranës si një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rëndësishme të qytetit dhe është konsideruar si dëshmi e gjallë e një arkitekture të përsosur e urës në zonën e Tiranës.

Këto katër vite, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë investimesh të rëndësishme për mbrojtjen e trashëgimisë, duke rehabilituar dhe rivitalizuar edhe një sërë zonash që tashmë janë kthyer në atraksione turistike për vizitorët e shumtë.

2 komente në “Del në dritë Ura e Tabakëve, Bashkia e Tiranës instalon ndriçimin LED”

  1. populli says:

    PO MBILLENI ATE TOKEN PERRETH…???!!!!!!!!!!

  2. Po po ke bere goxha pune.Me leket tona te taksave.Haram buka Veliaj.Me mire te mos kisha ardhur ne Tirane,taksa,taksa e vetem taksa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje