Revolucion për industrinë e filmit? – “Netflix” dhe “Roma” mund të triumfojnë të Dielën në çmimet Oscar

23 Shkurt 2019, 15:20Kulturë TEMA

Të Dielën në mbrëmje do të ndahen çmimet e shumëpritura Oscar, në kategori të ndryshme të kinemasë. Interesi këtë vit është mjaft i lartë pasi mund të kemi një kthesë që të shënjojë historinë, duke i dhënë një goditje të fortë Holliwoodit.

“Roma” është filmi meksikan i nominuar por edhe pretendent në një prej çmimeve kryesore, atë të filmit më të mirë.

Në rast se ky film do të fitonte, do të ishte e rrallë jo vetëm për shkak se është një film i huaj, jo në gjuhën angleze, por më së shumti pasi është një prodhim i Netflix, gjigandit botëror të filmave, serialeve apo dokumentareve në rrjet. Në rast se akademia e filmit do të vendosë të nderojë me çmimin kryesor filmin “Roma”, atëherë kjo do të ishte një shenjë e qartë se ka ardhur momenti për ndryshim, thonë ekspertët. Industria e filmit do të ndryshonte rrënjësisht pas kësaj.

Revolucioni do të ishte i pashmangshëm në rast se një shërbim streaming, si Netflix do të fitonte përballë gjigandëve si Walt Disney, apo Universal, që kanë më shumë se 1 shekull në atë skenë. Netflix ka pasur një histori aspak dashamirëse me indiustrinë e filmit ndër vite, pasi praktikisht ofron të kundërtën e tradicionales. Pra, nxjerr jashtë loje kinematë, paçka se pashmangshmërisht, është e ardhmja e kësaj industrie.

Vitin e kaluar, Netflix nuk morri pjesë në Kanë pasi refuzoi të nxirrte në kinematë franceze filmat konkurrentë. Netflix ka shpenzuar rreth 25 milionë dollarë vetëm për fushatën e publicitetit për filmin Roma dhe shpreson shumë ta fitojë çmimin. Filmi Roma, me bekimin e “Netflix” do të jepet edhe në kinema. Përveç filmit më të mirë, me “Romën”, Netflix konkurron të Dielën edhe në disa kategori të tjera.

1 komente në “Revolucion për industrinë e filmit? – “Netflix” dhe “Roma” mund të triumfojnë të Dielën në çmimet Oscar”

  1. fieraku4u says:

    SA E PASHE KETE FILM, DHE E MERITON TE JETE FILMI ME I MIRE. SUPER FILM, SUPER HISTORI E BAZUAR, DHE SUPER REGJIZOR, SUPER AKTRIM. A++

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje