FOTOT: Zbulime të tjera arkeologjike gjatë restaurimit të “Pazarit historik” të Gjirokastrës

28 Shkurt 2019, 10:44Kulturë TEMA
FOTOT: Zbulime të tjera arkeologjike gjatë restaurimit të

Vetëm një copë kalldrëm, që duket se daton nga fillimi i pazarit rreth 300 vite më parë, pritet të konservohet në Gjirokastër.

Gjetjet në thellësinë rreth 2.5 metra, çuditërisht janë mbuluar sërish pa marrë zgjidhje datimi dhe pa iu dhënë mundësi ekspozimi.

Inxhinieri zbatues për punimet, Pilo Dhame thotë se befasitë gjatë gërmimeve provojnë gojëdhënat e përcjella brez pas brezi, për një sistem të sofistikuar kolektorësh e katakombesh nën pazar.

“Kolektori historik është ruajtur dhe do të vijojë të jetë funksional me rrjetin e ri që po ndërtohet”, tha Pilo Dhame, inxhinier zbatues.

Drejtoria e Monumenteve mori vendim për rihapjen e shtresave të zbuluara për të rivlerësuar situatën.

Punimet për rehabilitimin e rrjetit të rrugëve e kanalizimeve në pazar pritet të përfundojnë në tetor.

1 komente në “FOTOT: Zbulime të tjera arkeologjike gjatë restaurimit të “Pazarit historik” të Gjirokastrës”

  1. Kozmos says:

    BRAVO RAMA , PER BASHEN ISHIN SHEMBUR TE GJITHA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje