Kalonin në mënyrë të paligjshme shetasit, pranga 6 punonjësve të Policisë në Portin e Durrësit

3 Mars 2019, 09:46Kronika TEMA

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Shtetit ka vënë në pranga sot 6 efektiv policie, për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Sipas informacioneve të policisë, efektivët në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve  që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”.

Njoftimi i policisë:

SHÇBA arreston 6 punonjës të Policisë në PKK Durrës për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre

Strukturat e Drejtorisë Qendrore të Hetimit të SHÇBA-së finalizuan me sukses operacionin “KONTROLLORI” ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës 6 punonjës të policisë, kontrollorë në PKK Durrës:

A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;

D.D., 53 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.

Arrestimi i tyre u bë në funksion të hetimeve penale, në kuadër të procedimit të vitit 2018, kryer nga Drejtoria e Hetimit të SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve  që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kushtet e flagrancës, punonjësve të policisë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi vlerash monetare në lek dhe euro, në vlerën 2.175  euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.

Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë. (TemA)

6 komente në “Kalonin në mënyrë të paligjshme shetasit, pranga 6 punonjësve të Policisë në Portin e Durrësit”

  1. ¿ says:

    Të gjithë të huajt në vëndin tonë duhet të burgosen për vjedhje, perdhunime, trafik droge., sepse këtë fat kemi ne në vëndet e tyre të origjinës.

  2. Grigor says:

    Po te ishte ne qeveri PD-ja, do ta kishte fajin Saliu. Tani qe eshte PS-ja, e ka fajin Rama.
    Per cdo gje ne jemi mesuar qe t’ja veme fajin kryeministrit, kur dikush pedor keq postin qe i kane dhene, dhe ose merr ryshfet, ose kerkon te kape femra.
    Per keto gjera nuk e ka fajin as Saliu, dhe as Rama – por njerezit qe jane te korruptuar qe ne veze. Bravo ata te seksionit te brendshem te policise, qe kapen te korruptuarit. Ka plot njerez te ndershem qe bejne punen. E kemi vete ne dore qe te bejme shtet.
    Pse nuk ka protesta masive ne cdo qytet te Shqiperise qe te vothet ligji i ri zgjedhor, pa lista kryetaresh, por qe shqipetaret te votojne per kandidatet direkt? Vetem ai votim eshte i ndershem dhe prodhon nje parlament dinjitoz – jo kukulla te kryetarit.
    Nuk ka protesta per kete, se ne nuk jemi jemi pjekur akoma politikisht per nje shtet demokratik. Ne vete duam nje shtet te korruptuar, ku te kemi mundesi te gjejme nje pune me mik, jo me merite. Ne duam nje sistem aresimor ku une te shkolloj djalin apo vajzen ne profesionin qe dua une, edhe pse ai ose ajo mund te mos kene asnje talent per shkolle. Une kam leke, ja marr une shkollen. Por prape e ka fajin Saliu me Ramen.
    Nuk kane rendesi bindjet e mia politike. Saliu me Ramen jane prodhim i yni – i ndergjegjes tone politike. Rama eshte kryeminister, sepse ne kemi nevoje per Ramen. Saliu eshte akoma ne politike, sepse eshte nje shtrese e popullsise qe ka nevoje per Saliun, per ate qe ofron Saliu.
    Per sa kohe qe keto nevoja do ekzistojne, edhe Rama me Saliun do ekzistojne. Kur te vdesin ata te dy ne do prodhojme te tjere Salinj, a te tjere Rama, derisa te mos kemi nevoje me per ta.

  3. Komentuesi says:

    Bravo Policia,qe ka arrestuar punonjesit e saj te korruptuar.Keshtu vendoset rregulli i duhur ne shqiperi.

  4. Njutoni says:

    Shum keq qe ndeshkohen njerzit se behen pjes e “levizjes se lir te individit” !
    Komunizmin e Dull Hurit akoma e urrejm pse pengonte njerzit te leviznin neper bot.
    Sigurimin famkeq te shtetit te atehershem e persekutojm me apo edhe pa ligj,sepse ishte ai qe kapte njerzit qe donin te leviznin te lir neper bot.
    Nderkaq,po veprohet perseri si ne koh te Dull Komunizmit dhe te Sigurimi Vigjilimit !!!!!!
    Ksaj i tho:
    Posht Kamunizma ,rrnoft komunizmi
    Hajni po thrret kapni hajdutin
    Kurva po shan,ik mi kurv e mutit
    Osht si biçim historie kurvnore. Kur femna pallohet quhet kurv.
    Kurse mashkulli qe e pallon s quhet kurvar por lovidhjar,frajer,djalosh…. ne opinion publik kto.
    Por edhe me ligj denohet femna si prostitut dhe jo mashklli si prostitues !!!
    …se protestuesit jan “t fort” me pordh..
    Paçka se kur hyjn mbrenda behen fënda….

  5. sapa says:

    Arrestohen sot dalin neser!kemi te bejme me nje popull hajdut ne mase dhe natyrisht akuza jane vete hajdutet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje