Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës, është vetëdorëzuar në polici, pas disa muajsh në arrati.
Mata nuk ka folur shumë në polici, por ka thënë se u dorëzua pasi nuk ka lidhje me vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt e Elion Hatos.
“Nuk kam qëlluar me armë zjarri. Jam larguar i frikësuar pas të shtënave, por nuk kam qëlluar, mua më sulmuan”,- ka thënë Mata.
Ai akuzohet për vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në muajin tetor.
Prej asaj kohe, Ervin Mata ishte shpallur në kërkim nga policia, për vrasjen e shtetasit Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën 36 vjeçari Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, 28 vjeç.
Me arrestimin e Matës, ka shkuar në 3 numri i të arrestuarve për këtë ngjarja, ndërsa vijojnë të jenë në kërkim Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç.
Më herët janë arrestuar Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër.
Deklarata e Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin:
E.M., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi E. M., është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79 dh, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(TemA)
Normal, rilindja dhe policia qe duam vetem protestuesit arreston me fnsh e trupa speciale. Kriminelet dorezohen kur duan ata. E habitshme pse nuk beri ceremoni me kamera dhe pershendetje me familjaret ky.
Per keta kriminel koketrashe dhe gjaksore urgjent duhet hapur burgu i Spacit per te parandaluar masakrat dhe kasapanet e tyre.
Keta njerez xhungle duhet te qendrojne
te lidhur ne hekura se jane me te rrezikshem
se hienat.
Keta janë “bosët” shqiptarë me të cilët shoqërohen “artistet” shqiptare.
Shikoni foton dhe beni analizën sociollogjike.
Beni sevap per Elvanen, se nuk rri dot pa lek!
Ripjellje e mafias se viteve te 80-ta.O populli o keta bashke me kupolen e tyre pordhitike.