Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar rikthimin në Policinë e Shtetit të një efektivi te dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, qe ishte ne lirim prej vitit 2009.
Në një shenim twitter Lleshaj, sqaron se bëhet fjalë për Nebi Hyskaj, i cili ishte plagosur në përpjekje me bandat kriminale në ‘97.
“Nebi Hyskaj, i plagosur në përpjekje me bandat kriminale në ‘97, dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, i liruar e harruar që nga 2009, u rikthye në Policinë e Shtetit.
Punë të mbarë Nebiut e mirënjohje të përjetshme për shokët e tij që dhanë jetën për Shqipërinë”- shkruan Lleshaj në twitter. (TemA)
Bravo Minister, keshtu motivohet Policia e Shtetit, jo me horrat e Kuliçajt qe s’e lane te gjuante ne qetesi Trebicken e gjore dhe ia prishen makinen Olldashit.
Bravo!?
BRAVO SANDËR !
KAM BINDJE TË PLOTË SE DO TI JAPËSH SHPRESË VENDIT TËND ME NGRITJEN E NJË POLICIE DINJITOZE.