Pasi u njoftua për vakancat në parlament, të krijuara pas vendimit ekstrem të opozitës për djegien e mandateve, KQZ ka nisur procedurën për zëvendësimin e tyre.
Një ditë më parë përmes zëdhënëses, KQZ njoftoi se ka nisur procedurat në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilët ky institucion duhet të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit bazuar në ligjin për dekriminalizimin.
Mbetet për t’u parë se cili nga 57 emrat e kontaktuar nga KQZ do t’i qëndrojë besnik vendimit politik të marrë nga partitë e opozitës, apo do të pranojë të marrë mandantin e deputetit. Në rast të mos pranimit të mandatit, KQZ do të procedojë me pasuesit në listë, sipas qarqeve përkatëse.
ku eshte lista?!
Fytyrat i shikoj te te 57 personave po emrat nuk po i gjej gjekundi!Hajde media hajde!
po he mo dhe ti si ben, Gazeten Tema po lexon te Bazes, nuk po lexon Allgemeine Zeitung. Kazan.
IS
Ju kujtohet kur LSI bënte bashkim me forcën politike që merrte më shumë mandate? E kujtoni që e bënte për të mirën e Atdheut!
Ishalla ka në këtë listë njerëz që vërtetë e duan Atdheun!