Ushtruan dhunë në protestë, policia procedon 8 protestues, 12 në kërkim

27 Shkurt 2019, 11:41Kronika TEMA
Ushtruan dhunë në protestë, policia procedon 8 protestues, 12

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, ku u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta punonjësit, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas dhe ka shpallur në kërk9im 12 personave të tjerë,

Ata akuzohen për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:

– A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;

– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;

– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;

– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;

– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;

– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;

– B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;

– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi penal ndaj tyre sqaron më tej policia nisi pasi në rrugën “George W.Bush”, në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.

Janë identifikuar dhe po punohet gjithashtu për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”. (TemA)

2 komente në “Ushtruan dhunë në protestë, policia procedon 8 protestues, 12 në kërkim”

  1. Qytetari says:

    Policia i ka pamjet e qarta te cubave te Saliut qe hidhnin kapsolla mbas shpines se Flamurit PaShkopit!

  2. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen . Allahu i madherishem ju do

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje