Basha e pranon vetën: Njerëzit dyshonin tek një marrëveshje tjetër mes meje dhe Ramës

4 Mars 2019, 21:50Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se vendimi për djegien e mandateve erdhi pasi opozita ishte kthyer në fasadë.

BashaKishim vetëm dy rrugë. Ne jemi sot në një sistem ku një njeri ka kapur gjithë pushtetin. Ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, ka kapur drejtësinë dhe ka asgjësuar Prokurorinë. 

Opozita me të drejtë, ishte kthyer në fasadë. 

Ne nuk arrinim  dot përmes rolit parlamentar, që është i kufizuar veçanërisht pas ndryshimeve të 2008-s.

Parlamenti është kthyer thjeshtë në një noter të vendimeve të saj të paligjshme. 

Edhe ajo hapësirë që ishte është eleminuar.

 Është pjesë e marrëveshjes Basha-Rama që të rrini aty. 

Erdhi një moment ku qytetarët na vunë para zgjidhjes duke çuar vendin drejt krizës institucionale, ose ta linim të degradonin në shfaqje dhune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje