Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit 4 kanditëve të LSI pas djegies së mandateve nga ana e deputeteve të kësaj force politike.
Kandidatët që morën mandatin e deputetit janë: Aurora Mara, Enver Roshi, Ylli Shehi dhe Edmond Rrushaj.
KQZ miratoi me 5 vota pro për dhënien e madatit të deputetit për të katër kandidatët e LSI.
Edmond Rrushaj zëvendësoi ish-deputetin e Tiranës Endrit Braimllarin.
Aurora Mara zëvendësoi ish-deputetin e Dibrës Përparim Spahiun.
Enver Roshi zëvendësoi ish-deputetin e Elbasanit Edmond Haxhinaston.
Ylli Shehi zëvendësoi ish-deputeten e Tiranës Floida Kërpaçi.
Shqyrtimi i projekt vendimeve sot nga KQZ:
1- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari.
2- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu.
3- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto.
4- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi. (TemA)
Me ne fund arsyeja e njerezve po fiton! Largoni Saliun dhe liken si e keqja me e madhe shqiptare! Me rradhe por me force! A do te shpetoje Shqiperia apo Saliu do te beje nje 96-97 te dyte?!
Aferim!
Flm Usa & Eu per mencurin qe po tregoni per largimin e opozites se semure! Zoti e bekofte Ameriken!
Saliu u dogj njehere e mire nga kuvendi i Shqiperise. Tani vjen faza tjeter,ajo e arrestimit dhe denimit te tij por kjo do ndodhe pas zgjedhjeve te Qershorit si dhe pas hapjes se negociatave me BE.
Vendim ma te bukur nuk ka!!! Sa Qejf qe nuk do te shikojme Do Legena te Pellasin ne Parlament.
Obobo qenkan çuni i Vullnetarit dhe goca e Fadajevit, gjene mire, ay tjatri biri i Islamit alekum selam ???