Basha: Gati për uraganin më 16 mars, do përcjellim kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes

5 Mars 2019, 13:26Politika TEMA

Pas mbylljes së protestës militantët e PD janë mbledhur në selin e blu.

Gjatë fjalës që mbajti përpara tyre Basha tha se “sot kemi çuar njëherë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit, parlamentin ilegjitim dhe kemi hapur përfundimisht shtegun e vetëm mes të cilës do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari”.

“Sot në të katërtën protestë radhazi popullin i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të asgjësimit të kësaj qeverie të lidhur me krimit dhe nxjerrjen lakuriq para botës, por dita e sotme ka një rendësi që shkon përtej ftytyrës së shtetit që vjedh, ka meritën e ndezjes së shpresës dhe besimit të çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen”.

“Sot e kemi çuar njëherë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit, parlamentin ilegjitim dhe kemi hapur përfundimisht shtegun e vetëm mes të cilës do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari. Zgjidhja e vetme politike është largimi i shkaktarit kryesor, autorit dhe përfituesit, krye zullumqarit Edi Rama. Ikja e tij është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje, e cila do të vazhdojë me shpresën dhe bashkimin në shqiptarët që kanë njohur në tre dekada.

Edhe ata që janë përpjekur ta mbrojnë e dinë të vërtetën që ju keni buçitur, Edi Rama ka mbaruar, regjimi i tij ka marrë fund.

Sado të përpiqet ta zgjasë agoninë, aq më shumë do ti shtohet makthi dhe fatura para popullit që do ta paguajë para drejtësisë, ndaj dua tu bëj një thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në një tjetër akt vendimtar të hapjes së portave të Evropës të zgjedhjeve të parakohshme të lira e të ndershme pa Ramën dhe horrat e kriminelët e tij.

 Në një akt që do të na bashkojë trefish më shumë se me 16 shkurt. Më 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes për të çliruar vendit dhe për të shpëtuar të ardhmen tonë, zgjedhjet, ekonominë edhe PS”, tha Basha. (TemA)

11 komente në “Basha: Gati për uraganin më 16 mars, do përcjellim kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes”

  1. O Milet! says:

    Lulezim Autostrade Basha po flet per vjedhje!!!!

  2. te sheshi says:

    THIRJE mos harpni merni brisqet se shashkat dhe shkopinjtë bashkë me kundragazët provizorrë po mbarrojnë

  3. hysa says:

    Mos e ke fjlalen per kufomen berisha, apo jam gabim?

  4. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen . Allahu i madherishem do na ndihmoje te bashkojme gjithe ballkanin.

  5. kujtesa says:

    Uraganin mos e permend z.Basha sepse ate e ke pare dhe ja di friken!
    Ishte ai uragan qe te ka lene larg pushtetit ne dy zgjedhjet e fundit si dhe ne largimin nga uzurpimi qe i bere Bashkise Tirane!
    Por une do kisha nje pyetje me keta mandatdorezuarit e parlamentit:
    -Secili nga ju mandatdorezuarit(afro 60 vete) keni marre nje page mesatare mujore prej 150.000 lek te reja(afro 1200 Euro),dhe ne fund te vitit,deklaroni se nuk keni kursime nga te ardhurat vjetore pasi,sipas jush,paguani kredi etj etj. Po mire,tani qe nuk keni me rroge nga puna juaj,sepse e braktiset,me cfare po jetoni dhe si do ja beni me kestet e kredise,sepse banka nuk te fal?! Apo po mendoni se sapo te vini ne pushtet,te filloni grabitjet ashtu sic vetem ju dini ta beni.
    Nese ndonjeri nga ju thote se rrojne me kontributet e anetaresise se PD,prap kjo seshte e justifikuar,sepse anetaresia juaj thote se po vdesin per buken e gojes.Nese do thoni se ju mbajne bizneset e atashuara prane PD,shuma qe del eshte teper e madhe per tu perballuar nga ata. Ju keni oreks te madh dhe vetem paga juaj mujore per 60 ish-deputete x 1200 Euro=72.000 Euro.
    Mos valle grabitja juaj ne vite ka qene aq spektakolare,sa ju mund te rrini ne shesh dhe pa pune per gjithe jeten?????
    Nese nje njeri me mend,do ja u beje kete llogari,ju sdo te gjeni vrime te futeni pas kesaj. Shtoi edhe problemet me drejtesine qe ke i pari ti z.Basha,atehere ai uragani qe permende,kam frike se as ne Hollande nuk te le qe te fshehesh bythen!

    1. çuni deputetit says:

      kemi prona.

  6. Pirdh says:

    Deshtimi IV.

  7. Babale says:

    Dylber e di c’ke ! Lere per 1 prill. Vrasesit i bejne thirrje terroriste jenicereve te tyre per pogrom ndaj popullit!? Dylber mjaft e provokove kete popull, se edhe durimi ka kufi. Ky popull po u ngrit gjej vrime e futu, ti me gjithe qoftlargun e sejmenet tuaj.

  8. optimisti i fundit says:

    Mire or Bashe mire e ke ti por se kupton qe na cave trapanin me keto datat.Po ta falim dhe kete here po te jete e fundit ama.Po nuk e rrezove perttoke ate te gjastin do ta fusim ty mones,medijes e nardit ate te gjatin

  9. Pedro i ri says:

    O Zigur, paske rreshkit keq

  10. rroku says:

    Po i mblodhi Edi njerezit e ndershem atehere do shikosh se cfar esgte uragani….. Ti je hajdut dhe vrasas dhe ata qe te binden jane derr katundaresh e shpellare qe genjehen me nje uje dhe nje sanduic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje