Ligoraq Karamelo: Kam pasur presione dhe kërcënime që të mos marr mandatin e deputetit

5 Mars 2019, 19:58Politika TEMA

Emrave të listës së deputeteve opozitarë që do qëndrojnë në Kuvend iu bashkua edhe Ligoraq Karamelo.

Ai ishte në listën e opozitës nën siglën e PBDNJ dhe pas kthimit nga Greqia ku ndodhej per kurim deklaroi se do merrte mandatin pasi ishte konsultuar me zgjedhësit dhe strukturat e partisë së tij, por Karamelo tregon se ka patur presion.

“Në Shqipëri, ende nuk janë krijuar kushtet që njerëzit të shprehin vullnetin e tyre.

Aq më tepër kur flasim për deputetë të ardhshëm të Parlamentit të ndodhen në presione dhe kërcënime të vazhdueshme.Jemi shumë larg asaj që ne kërkojmë.

Deri tek mos ardhja e zarfit të dërguar nga KQZ. Për të krijuar pengesa nga më të ndryshmet.

Por unë jam i vendosur”, tha Karamelo për Top Channel.

Për mandatin ai ndahet edhe me kryetarin e partisë së tij.

“E vetmja gjë që nuk bie dakord me zotin Dule është dorëzimi i mandatit.

Mbështetësit e PBDNJ nuk duan që të braktiset Parlamenti, sepse është një parti evropiane”, tha Karamelo.

1 komente në “Ligoraq Karamelo: Kam pasur presione dhe kërcënime që të mos marr mandatin e deputetit”

  1. Xha Sulo says:

    Pse ben presione edhe Lulashi???. Jo mer burre ai osht “demokrat i kullum” 24 karrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje