Nga Bledi Lumani
Kur eurodeputetët e Parlamentit Europian kritikuan ashpër Lulzim Bashën një javë më parë, për djegien e mandateve të opozitës dhe daljen jashtë sistemit politik, ai iu përgjigj atyre, të mos i kërkonin atë që s’do e pranonin për popujt e tyre.
“Mos më kërkoni asgjë që nuk do ta pranonit për popujt tuaj.
A do të pranonit për vendin tuaj këtë që po i kërkoni shqiptarëve të pranojnë për veten e tyre?!”, tha Basha.
Ndoshta Lulzim Basha nuk e ka menduar mirë përgjigjien që ka dhënë.
Sepse nëse ata do të kërkonin vetëm ato që janë të pranushme në vendet e tyre, sot ai nuk do të ishte në krye të opozitës, por ndoshta prapa hekurave.
Në vendet e tyre, askush, aq më tepër një politikan i lartë, nuk ia hedh me procedurë proceseve gjyqësore, kur është kapur duke vjedhur qindra milionë euro.
Në vendet e tyre, askush nuk iu shpëton përgjegjësive, nëse i vriten katër protestues, siç i ndodhi Lulzim Bashës.
Në vendet e tyre, hetohet dhe gjykohet çdo politikan, që lobon me para të padeklaruara dhe që nuk merren vesh nga vijnë, siç bën Lulzim Basha në Shqipëri.
Për të mos folur pastaj për Berishën, Kryemadhin, Mediun, Ndokën etj, që bashkë me Lulzim Bashën, qenkan kujtuar më në fund se ne nuk jemi si popujt e këtyre eurodeputetëve dhe pikërisht këta, kanë vendosur që ka ardhur koha që edhe ne, të jemi si ata.
Por, t’iu kërkosh atyre që të kërkojnë për Shqipërinë vetëm atë që është e pranueshme në vendet e tyre, do të thotë që të gjithë këta të ishin në burg.
Bashkë me Edi Ramën dhe shumicën e politikanëve në Shqipëri.
Fati i tyre është që deri më tani nuk e kanë kërkuar këtë gjë!
Të paktën deri më tani.
Me ngritjen e strukturave të reja të drejtësisë, kushedi, mbase do të shohim edhe ne ndonjë shembull perëndimor në Shqipëri.
Vetëm nuk e di nëse edhe atëherë, Lulzim Basha do të kërkonte të njëjtën gjë, që në Shqipëri të mos pranohet asnjë gjë që nuk do të ishte e pranueshme për vendet perëndimore.
Sepse deri më tani, e vetmja gjë që kanë bërë ata, është ajo që thotë Lulzim Basha, që kanë pranuar atë që nuk do të kishin pranuar për vendet e tyre.
Duke nisur nga vetë ai, Lulzim Basha!
Te lumte z, gazetar
Tamam,as me shume e as me pak.Ka ardhur koha ti kerkohet ajo qe do ti kerkohej cdo politikani perendimor dhe sidomos kur eshte dhe kryekar i opozites.Te jape llogari para drejtesise per te gjitha ato qe akuzohet.Dhe neqoftese prentendon se i bien ne qafe,kete do ta vendosin gjyqtaret e SPAKUT dhe jo ata te Berishes,qe u dergoi me poste nje raprort fallco mjekesor apo duke mos i perfillur fare.Kurse sa per vjedhjen e mandatit te kryetarit te bashkise se Tirones,ate e pa gjithe populli me ze e figure dhe e vulosi Ristani me Lefterie Leshin.Vertete,do e shkonte ndermend nje politikan perendimor te bente qofte dhe nje nga keto veprime zaberhanesh qe ka bere ky faqezi hajdut,i korruptuar dhe kriminel,qe si minister i brendshem vrau,me urdher te Berishes,kater protestues me duar ne xhepa ne mes te bulevardit?!Cfare do kerkonin perendimoret per nje politikan te tille ne vendet e tyre?Kete duhet te kerkojne shtetet perendimore dhe sidomos Amerika,Gjermania,Franca,Austria,Italia etj etj dhe per zotin Lyl,neqoftese duan qe shqiperia te behet pjese e Europes dhe te jete ligji ne shqiperi i barabarte per te gjithe.Dhe se fundi,nje pyetje:-Kush je ti zoti Lyl dhe cili eshte misioni yt?Pse shemtohesh si i nderrkryer duke u perpjekur te imitosh bosin e mafjes ne shqiperi,Berishovic Serbin dhe behesh si ushtari i mire shvejk? Berisha,kur behet si melci e kuqe nga inati e nervat eshte i paarritshem,sepse i del e keqja qe ka ne shpirt nga bytha dhe djalli vete nuk mund te imitohet kollaj,e ke kot o kerric gomari!
Sakte!!! Te lumte!!!!
Ky qen bir qeni, duhej te ishte ne burg me koh.
Basha ka vjedhur, ne rrugen e kombit, kur ish minister i transportit. U procedua , por e mbylli drejtesia e Berishes.
Ka shitur detin greqis, si ish minister i jashtem dhe su ndeshkua, mbasi e rezoi gjukata kushtetuse.
Ka vrare kater demostrus paqesor, me mvaresit e tij, nga kryeministria se bashku me saliun, si hyri asbhe gjemb nder kembe
Tani, kerkon me baxhellen e iilir metes te marin pushtetin, per te vjedhur apo vrare perseri, si ne 2011 kur qeverisnin bashke PD, LSI.