“Sali Berishës i duhen medoemos viktima. I pandëshkuari po kërkon kamikazë, silluni si pilotët e marsit ’97”

5 Mars 2019, 15:13Politika TEMA

“Sali Berishës i duhen medoemos viktima për të realizuar ëndrrën e tij të hershme dhe të përsëritur shpesh kohët e fundit për luftë civile” Ky është mendimi i pandryshuar i deputetit Spartak Braho dhe që ritheksohet edhe në këtë intervistë, në ditën e një proteste të paralajmëruar të paligjshme të opozitës.

Një apo disa viktima nga radhët e veta do ta shndërronin në kauzë protestën e opozitës. Dhe kamikazët nuk mungojnë asnjëherë, nisur nga precedentët. Disa kamikazë mund të përdoren edhe sot, pvarësisht masave të rrepta që ka marrë policia e shtetit për të parandaluar dhunën dhe incidentet.

Të tillë kamikazë përdori Berisha edhe në vitin 1997. Mirëpo, sikurse tregohet në këtë rrëfim të Ardian Elezit, dy aviatorë nuk iu bindën urdhrit për të bombarduar Urën e Mifolit dhe popullsinë civile 22 vjet më parë…

– Zoti Braho, në intervistat e shpeshta që kemi bërë bashkë kohët e fundit, keni theksuar faktin se opozitës dhe Berishës në krye të saj i duhen viktimat për t’u dhënë “zjarr” protestave të tyre, sidomos pas djegies së mandateve. Vazhdoni ta keni këtë bindje?

– Padyshim që vazhdoj ta kem këtë bindje, madje të përforcuar. Pse do të thoni ju? Fare thjesht: nga gjestet dhe sjelljet e dhunshme të opozitës, nga gjuha e përdorur nga krerët e opozitës, sidomos nga Berisha dhe Basha. Sjellja në protestën e fundit ishte mjaft domethënëse për të vërtetuar se Berisha kërkon me doemos gjak. Ai flet për konflikt civil dhe për revolucion dhe për të përsëritur vitin 97, i duhen një ose disa viktima për ta përdorur si pretekst për “revolucionin” e tij. Dhe në këto kushte një skenar i tillë ogurzi mund të realizohet lehtësisht.

Krimineli Sali Berisha, i zhytur deri në grykë në gjak dhe i pandëshkuar, kërkon sërish gjak. Kot lodhen ata që i kujtojnë kriminelit Sali interesat kombëtare, negociatat për anëtarësimin në BE etj., etj. Këtij vampiri gjëja e fundit që i shkon në mendje është stabiliteti, interesat kombëtare dhe integrimi evropian, madje as i shkon në mendje për këto.

Ai ka hyrë në politikë me misionin e posaçëm kundër interesave tona kombëtare dhe për të penguar gjithçka pozitive në këtë vend.

Sot për të shpëtuar kokën e tij dhe familjen ai është çdo moment i gatshëm ta fusë vendin në një gjakderdhje të paparë. I duhen vetëm ca kamikazë. Si në vitin 1991, si në 97-n e 98-n. Tani që është bindur se policia nuk zbraz asnjë fishek kundër protestuesve, por vetëm tymuese, me shumë gjasa, viktimat do të jenë “aksidentale” nga brenda opozitës, për të gjetur një pretekst për të sulmuar shtetin.

Sikurse jam në dijeni nga brenda opozitës, ky skenar i Berishës do të kulmojë në datën 16 mars, në atë që ata e quajnë “protestë popullore”.

– E pranojnë një vetësakrifikim të tillë vetë militantët e PD?

– Unë nuk dua ta pranoj se mund të dalin vullnetarë për kamikazë. Por këtë skemë ai e ka përdorur njëzet e ca vite më parë. Lexoni këtë rrëfim të aviatorit Ardian Elezi, i cili më 4 mars të vitit 1997, së bashku me aviatorin tjetër Agron Dajçi nuk zbatuan urdhrin për të bombarduar Urën e Mifolit dhe “dezertuan” në Itali.

Po kështu si ata ka pasur edhe aviatorë të tjerë që nuk i zbatuan urdhrat makabre të Berishës për të bombarduar popullsinë civile të rebeluar në jug të vendit. Ata i hidhnin bombat nëpër male e vende të braktisura. Edhe ky ishte një moszbatim urdhri për të mos shkaktuar kasaphanë. Prandaj dhe mendoj që edhe militantët e tanishëm t’i thërresin mendjes e të mos bëhen kamikazë të Sali Berishës, Lulzim Bashës apo të kujtdo tjetër.

Kjo do të ishte rruga më e mirë për të djegur skenarin e Berishës për luftë civile. Qytetarët e këtij vendi besoj se e kanë kuptuar më në fund se kapitulli i Berishës është mbyllur përfundimisht, dhe është mbyllur me turp.

– Zoti Braho, kemi ndërkohë një qëndrim të prerë të ndërkombëtarëve që jo vetëm kanë dënuar aktin ekstrem të lënies së mandateve nga ana e opozitës, por edhe kundër protestave të saj të dhunshme. Thua se këto apele të ndërkombëtarëve nuk do të dëgjohen nga opozita?

– Deri më tani unë nuk po shoh ndonjë shenjë reflektimi nga opozita. Madje krerët e saj e kanë ashpërsuar gjuhën edhe tonet duke kërcënuar edhe Europën. Aq më keq për ta, pasi dihet fare mirë se kush del i fituar nga ky duel me Europën.

Ata që dorëzuan mandatet nuk mund të jenë këtej e tutje as vendimmarrës dhe as përcaktues për fatet e mëtejshme të demokracisë në këtë vend. Ata janë dhe do të mbeten ca të papunë që nuk do t’i përfillë kurrkush.

Lëvizja ekstreme për dorëzimin vullnetarisht të mandateve është e paprecedentë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë Europën. Kjo lëvizje ishte fatale për opozitën. Është për të ardhur keq, por në fakt mua nuk më vjen hiç keq për këta mjeranë qoi kanë sjellë aq shumë të këqija këtij vendi dhe këtij populli.

Ata me këtë qëndrim që po mbajnë po shënojnë fundin politik të tyre dhe të forcave politike që përfaqësojnë. Por vendi nuk ka për të mbetur pa opozitë. Është ky momenti më i volitshëm për të krijuar një opozitë tamam, atë që i duhet këtij vendi. Unë hyj tek ata që besojnë se një opozitë konstruktive dhe më e mirë do të krijohet.

– Sidoqoftë zoti Braho, ky mendoj se është dhe një moment i rëndësishëm që edhe PS të korrigjohet,mbase edhe të rikrijohet. Sepse, në analizë të fundit, i pandëshkuari ka marrë zemër për qëndrimet radikale nga korrupsioni i qeverisjes aktuale  apo jo?

– Po, keni të drejtë. Qeverisja aktuale ka shumë gjëra për të korrigjuar nga gabimet dhe skandalet që ka bërë gjatë këtyre viteve në pushtet. Por edhe Partia Socialiste nuk duhet të mbetet nën tutelën e një personi që nuk pyet për partinë dhe elektoratin që e ka votuar këtë parti për të qeverisur.

Besoj se, pavarësisht ngërçeve të krijuara, kjo periudhë do të shërbejë si një shkak për të shëndoshur partinë dhe për ta sjellë qeverisjen në binarët e duhur. Por, për këtë do të kemi rastin të flasim sërish pak më vonë…

Intervistoi Xhevdet Shehu

8 komente në ““Sali Berishës i duhen medoemos viktima. I pandëshkuari po kërkon kamikazë, silluni si pilotët e marsit ’97””

  1. Rezorsi says:

    EDI RAMA DUHET TI BËJË THIRRJE POPULLIT SHQIPETAR PER NJE MITING NË TIRANË KUNDËR KËTYRE HULIGANË EDHE ATYRE BASTARDEVE QE I HUDHEHEQIN KETA PER INTERESAT E TYRE DHE QE DUAN TE SJELLIN EDHE NË HERE 97 ATË IMAZH QE U RREGULLUA ME KAQ MUND NGA SOCIALISTËT NË SY TE BOTËS SË PËRPARUAR EUROPIANE. TJU TRGOJME FORCËN DHE GRUSHTIN KËTYRE PLEHRAVE TE VENDIT ME NE KRYE BANDËN E LULE LAKRES SË ARTURS UI.

    1. ILYRIA says:

      RESORSI,

      une mendoj se Izolimi i Sal Berishes do te ishte rruga e vetme per te stabilizuar Shqiperine.
      Kur them izolim, mendoj Target te drejtperdrejt te Ambasades Amerikane direkt ne drejtim te Sal Berishes.
      Ata kane shume Informacione dhe Fakte per te pakten “Shkelje te Ligjit shqipetar” ne shume Paragrafe te tij.
      Mendoj se ka ardhur koha qe amerikanet ,si mbeshtetja e Partneri kryesor i shqipetareve duhet te godasin direkt Salen, sa nuk eshte teper vone.
      Punonjesit e FBI dhe CIA amerikane qe bashkpunojne me Ministrine e Puneve te Brendeshme ( direkt ne Tirane) duhet te aktivizohen direkt ne izolimin e Sal Berishes……..do te ishte gjesti me i larte i tyre per te shpetuar Shqiperine…..ky eshte dhe Misioni i tyre ne Shqiperi…..mendoj se shqipetaret vete nuk e kane as forcen dhe as inteligjencen e Institucioneve per te izoluar armikun me te perbetuar te tyre , Sal Berishen.
      Zoti qofte ne krahun e shqipetareve te ndershem, i bekofte ata dhe nga ana tjeter mallkofte antishqipetarin Sal Berisha me soj e sorollop.

  2. Intelektual says:

    O Z. Spatak Ne partite e Shqiperise nuk ka demokraci. Aty vendos shefi ke do vere e ke do heqi. Vendos kapoja per cdo gje. Plus pastaj shqiptaret jane nje race te nje kokefortesie te papare. Nuk degjojne se c’prallisin te tjeret. Degjojne vetem zerin e tyre. Ky lloj karakteri plus konditat e Shqiperise bejne qe partite ne Shqiperise te ngelen banda apo klane ku behet bisnesi, ku vendos vetem shefi i madh. Te tjeret si dele mezi presin te lepijne ndonje kocke. Sapo shefi bie nuk e kane problem ta varrosin menjehere. Prandaj nje brez i ri ne Shqiperi me protokoll komunikimi europian, me tolerance dhe kulture demokratike nuk ekziston. Ndoshta pas nje shekulli,,,,

  3. IP says:

    Deputet e rinj qe po marrin mandatet duhen mbeshtetur dhe pergezuar si njerez te urte e te mencuar qe po shikojne per paqe, qetsi, drejtesi, ndeshkim te paligjesise dhe integrim ne Europe. pra po sakrifikojne antaresine ne Partite nga vijne per te miren e popullit dhe Shqiperise. Ata po tregojne se Demokracia qe ky popull kerkon nuk ngjan me Demokracine alla Sali berisha me shoke. Ju, deputete te rinj po beni detyren ndaj popullit, mos I degjoni fyerjet e maskarenjve.

  4. Lani says:

    Ashtu e beri Sali Udb-ja dhe ne Shkoder kur vrau 4 persona Arben Brocin me shoke dhe budallenjte i shkuan pas.Vellane e Brocit e beri gjykates dhe ky mbyllu syte para parave.Dhe me Azem Hajdarin e njejta gje.Beri gruan gjykatese dhe ajo mbylli syte para parave.Tanu besoj i ka dale boja me keto mashtrime.Pas i shkojne rraca e ndyre e antishqiptareve.

  5. 666 says:

    Mire more Spartak te kam degjuar disa here per ate dosjen e famshme tenden qe ka edhe dokumenta te papublikuara asnjehere kunder Sali Berishes , Por une dua te di -1- Pse nuk i çoni ne prokurori . 2 -Kush e pengon arrestimin e denimin e Berishes . A mundesh me ja thene popullit haptas se une qe po te shkruaj e kam thene edhe ne ate intervisten tende para ksaj .

  6. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Te bejne ate qe bene te dy pilotet!!!!! Dmth t’ja fusin per itali e te kerkojne azil, dmth braho i kerkon shqiptareve te bejne ate qe kane bere keto vitet e fundit 300 mije shqiptare, te arratisen e te kerkojne azil. Bukur shume…

  7. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Te bejne ate qe bene te dy pilotet!!!!! Dmth t’ja fusin per itali e te kerkojne azil, dmth braho i kerkon shqiptareve te bejne ate qe kane bere keto vitet e fundit 300 mije shqiptare, te arratisen e te kerkojne azil. Bukur shume….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje