Mbyllet seanca, opozita e re bashkon votat me shumicën për projektligjet. Vetëm Ylli mban në "lojë" opozitarizmin në Kuvend

5 Mars 2019, 14:43Politika TEMA

Pas 2 orësh dhe 30 minuta diskutime nga deputetët e shumicës dhe votimit të rendit të ditës është mbyllur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë.

Vëmendjen e ka tërhequr fakti që tre nga katër deputetët e rinj nga lista e LSI-së që u betuan sot në Kuvend votuan pro në tërësi projektligjet e rendit të ditës.

Aurora Mara, Edmond Rrushaj dhe Enver Roshi votuan pro për disa nga projektligjet, ndërsa Ylli Shehu votoi kundër.

RENDI I DITËS
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, për shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, daktiloskopike dhe të të dhënave të regjistrimit të automjeteve, dhe marrëveshjes së saj zbatuese”

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes për bashkëpunimin teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë, ratifikuar me ligjin nr. 66/2017”

Projektvendim “Për miratimin e planit vjetor për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021”

Projektrezoluta “Për njohjen dhe mbështetjen e veprimtarisë së mbrojtësve të të drejtave të njeriut, në promovimin, nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë”

1 komente në “Mbyllet seanca, opozita e re bashkon votat me shumicën për projektligjet. Vetëm Ylli mban në “lojë” opozitarizmin në Kuvend”

  1. pjeter says:

    Mendoj se jane pjekur kushtet per nje opozite, qe te ofroje nje alternative te re, opozites se vjeter dhe te vjeteruae e te dale boje, por duke dhen nje alternative edhe kesaj qeverrisje. Nuk ka se si te mos jete pozitive per shqiptaret nje opozite kostruktive, qe ben beteja te drejta ne parlament , ne ate vend ku behen ligjet, ato ligje qe te permiresojne jeten e shqiptareve e qe kane nevoje aq shume. Te dielen e kaluar, PD -ja italjane, qe nuk as nje lidhje me ate te Saliut, beri zgjedhjet primarje, me tre kandidate per kryetar partie, ku moren pjese ne menyre te papritur, gati 1milion e 800 mije votues, dhe fitues doli Zingaretti, president i krahines se Lazios. Ajo qe ben pershtypje, eshte ajo c’fare ofrojne ata. Ata po kerkojne pika takimesh e dakordesie, edhe me qeverrine aktuale, si psh, paga minimale e detyrueshme, me nje fjale po diskutojne per te mirat qe mund ti sjellin qytetareve te vet. Nuk gjen asnje sllogan te tipit do tu terheqim zvarre,apo fjale fyese apo te nje kulture rrugacerie.Ata, dosjet ja lene drejtesise, nuk guxojne te kercenojne me jete dhe nisma terroriste askend, sepse perballen me ligjin kushdo qofte.Po ne jemi me te zgjuar prej tyre?pse nuk mundet qe edhe ne te kemi nje opozite qe ta sfidoje qeverrine aktuale, duke ofruar programe e iniciativa politike qe te mund te bejne me shume per shqiptaret se c’po ben kjo qeverri?ne mundemi, duke filluar me perfundimin e kesaj reforme ne drejtesi. duke ditur qe nuk jemi engjej ne pergjithesi ne shqiptaret, ndeshkimi i atyre qe kane perdhosur kete popull per nje cerek shekulli, do te bente nje deterrent te rrezikshem per guximin e ndonje tjeteri qe mund te provoje kunder djerses se popullit ne te ardhmen, dhe ku apesira e vetme e sfidave politike do tejene vetem ato c’fare ofrojne per shqiptaret, dhe jo luften qe bejne sot se kush e kush te drejtoje karron e hajnise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje