Parlamenti Europian: Opozita në Shqipëri ka tradhtuar votuesit, po dëmton reformat dhe s'po punon për ta çuar vendin drejt BE

5 Mars 2019, 17:20Politika TEMA

Monica Macovei, kryetarja e Delegacionit të PE në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri ka ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri ku dënon vendimet e opozitës.

Macovei argumenton se opozita ka tradhëtuar votuesit, po dëmton reformat dhe s’po punon për ta çuar vendin drejt BE-së.

Në reagim thuhet se Shqipëria po përparon me hapa të shpejtë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa shton faktin se qeveria e tanishme është në rrugën e duhur në transformimin e sistemit të drejtësisë.

“Në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit të PE në Komisionin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, unë besoj fuqishëm se Shqipëria po përparon drejt pranimit në BE dhe zbatimin e axhendës së reformave të BE.

Unë besoj se qeveria e tanishme është në rrugën e duhur në transformimin e sistemit të drejtësisë në vend.

 Reforma e drejtësisë ka prodhuar rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për fat të keq, veprimet më të fundit të opozitës rrezikojnë të rrënojnë ritmin e reformave të tilla dhe po dërgojnë mesazhin e gabuar te partnerët evropianë. 

Episodet e dhunshme në të cilat opozita ka sulmuar institucionet publike, si dhe gjuha që nxit dhunën e përdorur nga udhëheqësit e opozitës janë të papranueshme për çdo demokraci evropiane. 

Kjo është edhe më e rastësishme duke pasur parasysh statusin e vendit kandidat të Shqipërisë dhe vendimin e ardhshëm për të hapur apo jo negociatat e pranimit.

Parlamenti shqiptar duhet të jetë platforma e vetme për diskutim politik. Deputetët e opozitës kanë tradhtuar votuesit e tyre duke hequr dorë nga mandatet e tyre dhe kanë provuar se opozita nuk po punon drejt afrimit të Shqipërisë me BE.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 dhe raporteve të OSBE / ODHIR, si dhe vëzhguesve të tjerë nga vendet anëtare të BE-së, ne konsiderojmë që Parlamenti dhe qeveria shqiptare është plotësisht legjitime “, thuhet në reagim.(TemA)

6 komente në “Parlamenti Europian: Opozita në Shqipëri ka tradhtuar votuesit, po dëmton reformat dhe s’po punon për ta çuar vendin drejt BE”

  1. adeci says:

    Bini saksofonit Mona-Luli po bini me bythe ama…!

    1. Genti says:

      Hahahahahahaha…Lule Bysha e Monaluqa : eshte e sigurt qe Ramen do ta rrezojm 2017-en dhe do dalim te paret… 2017 PS fiton mandatin e dyte…Shtatori 2018 eshte e sigurt qe do ta rrezojm Ramen…Me 16 Shkurt 2019 eshte e sigurt qe do ta rrezojm Ramen ja do ta shkoni… Iku Shkurt… Po ju themi qe do ta rrezojm me 16 Mars… Do iki dhe Marsi… EDI RAMES I HENGSHI MUTIN JU: Lulashi, Sali Serbi, Monaqa dhe Ilir Floriri. Se sa keni vra e pre, dhe vjedhur ju te PD-LSI, Edi Rama nuk ka bere kurre. Ka bere 100000000 here pune me shume se ju qelbesirat.

  2. Taraboshi says:

    Kur qeveria Shqiptareeshte ne rruge te drejte si ne zbatimin e reformes ne drejtesi dhe me detyrat e tjera qe i ka ngarkuar BE.a mos duhet ti merret mendimi kesaj opozite destruktive qe eshte si kunder hapjes se negociatave me BE se atehere ka rregulla te tjera.si dhe kunder reformes
    ne drejtesi e cila dote beje edhe pastrimin nga te korruptuarit.
    Keto jane dy arsyet kryesore qe e kane quar peshe opoziten ne Shqiperi.Ky fenomen u konstatua edhe nga 7 eurodeputetet qe javen e kaluar
    vizzituan Shqiperine.Ma merr mendja se BE duke pare ecurite e Shqiperise .si per hapjen e negociatave me BE si dhe reformat ne drejtesi e ne aspekte te ndryeshme qe ja ka vene BE Shqiperise duhet me patjeter qe te hapen negociatat e Shqiperise me BE Drejtimi kryesor i opozites eshte
    drejtimi per nga lindja.
    Bashkimi i Shqiperise me BE eshte nje ngaa ndihmat me te medha qe BE i jep Shqiperise per te mos rreshqitur nga lindja.

  3. lesh e li says:

    Evropianet thone se qevetia Rama ecen ne rrugen evropiane. Po tani Mona? Tani shko bej cicin bashkë me tet shoq.

  4. Black Eagle says:

    Te gjith nje zeri:- SALIH TERHIQU NGA PENGIMI!

  5. Vicidoli says:

    Mos u tund lulush! Qendroni besnik Partise. Te na rrosh e na lensh per mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje