PS i përgjigjet Metës: S'ka krizë institucionale, por krizë të opozitës

5 Mars 2019, 17:16Politika TEMA

Ish-ministrja e Marrdhënieve me Parlamentin dhe deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj nga studio e lajmeve në Ora News i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, duke thënë se kriza në Shqipëri nuk është institucionale, politike, apo Kushtetuese, por është krizë vetëm e opozitës.

Gazetarja: Presidenti ka theksuar se bëhet fjalë për një krizë jo vetëm politike, por edhe institucionale dhe duhet dialog është e gatëshme mazhoranca që ta nisë këtë dialog?

Felaj: Kriza nuk është as politike, as institucionale dhe as kushtetuese. Kjo është kriza e opozitës me veten nuk është e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Presidenti ka të drejtë të ketë opinionin e tij, po nuk është detyrues, për të gjithë qytetarët e vendit, të cilët mund të venë fare mirë në punë arsyen për të parë se çfarë ndodh.

Felaj është shprehur se pas djegies së mandateve të opozitës, Parlamenti është tërësisht funksional.

Felaj: Do ju jap përgjigje si juriste, pa sforcime. Ky Parlament është konstituuar që në 2017 dhe në atë rast jemi zgjedhur 140 deputetë. Pak më herët opozita qëndroi gati 6 muaj jashtë Kuvendit dhe vendosi të dorëhiqej më vonë, por kjo nuk e pengon mazhorancën sepse ka shumicën. Luftën për votën e lirë dhe të ndershme e ka bërë gjithmonë e majta. Nuk di ndonjë parti që të paktën 10 vitet e fundit të ketë pasur kauzë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

3 komente në “PS i përgjigjet Metës: S’ka krizë institucionale, por krizë të opozitës”

  1. Sit back and relaks■●▪^%^* says:

    zgjedhjet e 1997 dhe zgjedhjet e 2001…

  2. taku says:

    Eshte kriza e Likes dhe Saliut kjo,,

  3. Guazimondo says:

    PD+LSI duhet te vrasin patjeter nje nga rradhet e tyre edhe pastaj mund te flasim per “krize institucionale”..:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje