Shtëpia e Bardhë denoncon hetimet e demokratëve: Po i "bien në qafë" Trump-it

5 Mars 2019, 17:47Bota TEMA

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders artikuloi kritika të ashpra ndaj demokratëve dje në mbrëmje, duke i cilësuar hetimet parlamentare që ata kanë nisur ndaj Trump  si të ‘’turpshme’’, raporton ata.

‘’Sot, presidenti i komisionit gjyqësor të Dhomës së përfaqësuesve, Jerry Nadler ka nisur një hetim të turpshëm ndaj deklaratave të rreme dhe banale ndaj së cilave prokurori special dhe komisionet në dy Dhomat e Kongresit kanë nisur ndërkohë hetimet’’, deklaroi Sanders.

”Nadler dhe demokratët e tjerë nisën këto hetimet pasi ata janë të tmerruar nga përmbysja e deklaratave të tyre të rreme gjatë dy viteve për një marrëveshje të fshehtë me Rusinë. Fakti që ata intimidojnë qytetarët amerikanë është e turpshme”, theksoi ajo.

Me një shumicë të theksuar në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kaluan shumë shpejt në sulm kundër Donald Trump me nisjen dhe përforcimin e disa hetimeve parlamentare mjaft tronditëse, si dyshime për marrëveshje të fshehtë me Rusinë, pagesa për të blerë heshtjen e të dashurave duke kaluar deri tek biznesi familjar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje