FOTOT/ Bizhuteri, kurorë dhe pllaka floriri: Ja çfarë u gjend në varrin 2 mijë vjeçar në Krime

6 Mars 2019, 15:54Lifestyle TEMA
FOTOT/ Bizhuteri, kurorë dhe pllaka floriri: Ja çfarë u gjend

Qindra copë bizhuterie, përfshirë një kurorë mahnitëse, janë gjetur në varrin e një princeshe të lashtë në Krime.

Gruaja e pasur besohet të ketë qenë një anëtare elitë e fiseve nomade të “Skithëve” të cilët udhëtonin nëpër Evropë dhe Azi në shekullin e parë pas Krishtit.

Ajo u stolis për “jetën pas vdekjes” dhe u rrethua me 140 pjesë stoli, duke përfshirë vathët, një gjerdan dhe pllaka floriri.

Ndërkaq një enigmë për arkeologët,  ishin pllakat e floririt të vendosura në gjoksin e saj.

Në varrin 2,000 vjeçar u gjetën gjithsej 500 sende të arta, përfshirë pllaka dhe bizhuteri. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje