Shenja të aktiviteteve u detektuan në një qendër koreano-veriore të lëshimit të raketave, që të krijon përshtypjen se Pheniani ka nisur rindërtimin e shpejtë të këtij instalimi pas dështimit të samitit të Hanoit, vlerëson një qendër e kërkimeve amerikane bazuar në pamjet satelitore.
Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un u mbyll të enjten në mënyrë të papritur pa arritjen e një marrëveshje mes dy liderëve për çështjen delikate të programeve bërthamore dhe balistike të Phenianit.
Rinisja e aktivitetit në qendrën koreano-veriore të Sohae u detektua vetëm dy ditë pas dështimit të marrëveshjes dhe mundet të ilustrojë një vendosmëri përballë kundërshtimit amerikan të kërkesës koreano-veriore për një lehtësim të sanksioneve që rëndojnë mbi regjimin e izoluar, bëri të ditur qendra për studimet strategjike dhe ndërkombëtare (CSIS), me seli në Uashington.
”Ky instalim ishte në gjendje qetësie që nga gushti 2018, gjë që dëshmon se aktivitetet aktuale janë të mirë përcaktuara dhe kanë një qëllim.