Kryetari i FRPD Belind Këlliçi ka qenë pjesë e konferencës së organizuar nga Grupi i PPE-së në Parlamentin Europian me temë: “Promovimi i proçesit të pajtimit në Ballkanin Perëndimor: perspektiva e të rinjve”.
Sipas zyrës së shtypit të FRPD-së, Këlliçi është takuar në Bruksel me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul.
Në këtë takim janë diskutuar mbi zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet që po bën opozita për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe themelit të këtyre vlerave, votës së lirë.
Presidenti i PPE, Joseph Daul, konfirmoi gjatë takimit se ka dëgjuar për situatën në Shqipëri dhe se Partia Popullore Europiane po e ndjek me shumë vëmendje dhe prioritet situatën në Shqipëri, si dhe ka shprehur vendosmërinë e tij për ta ndihmuar vendin tonë në rrugëtimin europian.
Zoti Daul ka theksuar se ky rrugëtim kalon përmes parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, duke treguar qartë indiferencën e kreut të PPE-ve, aq sa me gjithë vullnetin e mirë të kreut rinor të PD, nuk ka mundur t’i marrë asnjë citim për ta përdorur në deklaratën për mediat të PD.
Këlliçi, i cili ka folur më shumë me sa duket në takimin me kreun e PPE-ve Daul, gjithashtu vuri në dukje se vota e lirë është sot peng i krimit dhe shqiptarët janë ngritur për t’i dhënë fund kësaj situate.
“Rinia, studentët dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve janë bashkë, janë në këmbë dhe nuk kërkojnë asgjë më shumë për vendin se standardet europiane demokratike.
Shqiptarët duan garantimin e votës së lirë, politikanë të pa lidhur me krimin, drejtësi të pa kapur që dënon politikanët të cilët blejnë votat dhe vullnetin e qytetarëve, si dhe vjedhin fondet publike, luftë kundër korrupsionit”- u shpreh Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.
O buf kenete si nuk te paska fol lulushe shal shurra byth qimi, nuk te paska then qe dua pushtet ne tavolin nga ku moniqa siper lulushes dhe lulushja poshte, o shkerdhata te shqiperis, u djegshi u pervlofshi se bashku me ket derrkucin e ppe.
Hahahahaaaaa Joseph Daullja
Daul nuk do edhe nje here me na luajtur shfqjen e Krokrodilit,se humb kredibilitetin e tij ,e cila eshte ma e nalte se fati i politikaneve tone.
Kjo nuk do me thane se nuk punon per alternativa tjera..
na be nje zile qe mos lodhesh