Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon dhunën ndaj mjekes specializante V.Z në klinikën e parë të kirurgjisë në QSUT dhe mjekut Z.D, i cili u dhunua fizikisht mesditën e sotme në ambientet e spitalit rajonal Lezhë.
Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke e denoncuar këtë akt, “kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë menjëherë me dënimin e merituar për agresorët e mjekut dhe kërkon sensibilizimin dhe mbështetjen e shoqërisë për bluzat e bardha në krye të detyrës, në shërbim të popullatës”.
Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ndryshimet në kodin penal për të vendosur ekskluzivisht goditjen dhe kanosjen për shkak të detyrës si vepër penale, paralelisht me vendosjen e një regjimi të ri në spitale, për disiplinimin e vizitave të familjarëve dhe riorganizimin e sigurisë në spitale.
“Personeli shëndetësor është në shërbim të qytetarëve ditë dhe natë, për të ofruar dhe garantuar në kohë dhe me cilësi shërbimet shëndetësore. Kujdesi shëndetësor që duam duhet të ketë në themel frymën e besimit, ofrimin e kujdesit të pakushtëzuar, pavarësisht statusit social të atij që ka nevojë, por njëherësh, edhe respektin ndaj figurës së mjekut dhe infermierit. Ne do të punojmë fort, por na duhet ndihma e gjithsecilit prej jush, për t’a rikthyer këtë raport, të thyer keqazi ndër vite”,- thuhet në reagimin e MSH.
Drejtesia eshte buzi duke honger byrek. Mos e shqartesoni.
Jam dakort me ty Z Ministre qe mjeket mos te preken dhe dhunohen, por mjeket ama jo kasapet qe e rrjepen kte Popull.
Ndryshoni kodin penal qe cdo mjek qe kapet duke marre rryshfet ti hiqet e drejta e profesionit per gjith jeten. Sigurisht dhe veper penale.
I lumte dora atij personi se na rrjepen te gjalle.
MJEKVE DO SHKERDHYER ROBTE TI RRAHESH TRE HERE NE DITE E KAN PAK ME FELLIQSIRA NUK KA
Jam dakort qe mjeket te mbrohen me ligj nga violenca rrugacerore, por popullin kush do ta mbroje nga korrupsioni i punojesve mjekesore. Ka ndokush te thote qe ska paguar doktoret.??
Ju lutem me tregoni.
Tung