OKB: 11 milionë njerëz vuajnë nga kequshqyerja në Korenë e Veriut

7 Mars 2019, 13:14Bota TEMA

Kombet e Bashkuara llogarisin se 11 milionë njerëz në Korenë e Veriut vujanë nga kequshqyerja dhe se nuk kanë ujë të mjaftueshëm dhe as qasje në kujdesin shëndetësor.

Raporti i publikuar nga Tapan Mishra, koordinator rezident i OKB-së për Korenë e Veriut, thotë se “kequshqyerja kërcënon një brez të tërë fëmijësh”, raporton rel.

“Me kujdes të kufizuar shëndetësor dhe mungesë të qasjes në ujë të pastër dhe në shërbime sanitare dhe higjienike, fëmijët në këtë vend të izoluar janë në rrezik të vdekjes nga sëmundjet e shërueshme”, thuhet në raport.

I njëjti e cilëson si tejet shqetësues faktin se prodhimi i përgjithshëm i ushqimit në Korenë e Veriut në vitin 2018 ka qenë mbi 9 për qind më i ulët se në vitin 2017 dhe më i ulti në më shumë se një dekadë.

Koreja e Veriut, e cila ka një popullsi prej rreth 24 milionë banorësh, po përballet me sanksione të OKB-së dhe të Shteteve të Bashkuara, si masë për ta bindur Phenjanin që të heqë dorë nga armët bërthamore dhe programet e raketave balistike.

2 komente në “OKB: 11 milionë njerëz vuajnë nga kequshqyerja në Korenë e Veriut”

  1. Muço Çizmja ? says:

    Haaa..
    Ka gallat demokracija..
    Tashi qe s pati zhvillim dialogu i ameriks me ate Sumën e kores veriut,tak,qesin shkrime te tilla negative.(e kush i numuroj t uriturit atje kur s futet dot dhe zogu pa u shenu n dogan shteti komunist?)
    Po ti kishte ec Trumpit plani i tij,do shkruheshin neper gazeta se sa “t lumtur” jan katunart e North Kores kur mbjellin qep dhe kur han pras koprative!!
    Eh sa kurv e madhe
    Qe eshte kjo bota
    Nga ta rrotullosh
    Kthehet si me rrota.
    …ka deklaru politikani alien Hajdar Karrota…

  2. AM says:

    Fajin e ka Edi Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje