8 marsi dhe biznesi 15 milion euro i mimozave

8 Mars 2019, 10:58Ekonomia TEMA

Nuk ka 8 mars pa mimozat dhe këtë vit klima ka qenë pozitive dhe parashikohet që shitjet të rriten, së paku me  7 %.

ANSA shkruan se janë 13 milion tufa mimozash që pritet të shiten apo dhurohen në Itali.

Çmimet? Variojnë në bazë të peshës: nga 1 euro deri në 10 euro për degët, ndërsa bimët në vazo variojnë nga 6-7 euro deri në 60 euro.

Të dhëna vijnë nga Konfederata e Agrikulturës Italiane, që kujton se jo vetëm në Itali por edhe në të gjithë Europën, pjesa më e madhe e mimozave që shiten është “Made in Italy”.

Për këtë vit, sipas “Ilsole24ore”parashikimet janë për një qarkullim biznesi rreth 15 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje