CNN: Korea e Veriut po përgatit lëshim të ri raketash bërthamore

9 Mars 2019, 12:45Bota TEMA

Koreja e Veriut mund të jetë duke përgatitur një lëshim të ri raketash bërthamore, njoftoi sot rrjeti i njohur informativ amerikan, CNN, raporton ata.

Sipas tyre, këto përgatitje vijnë pas dështimit të takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un.

Ndërkohë, agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve, KCNA pranoi zyrarisht për herë të parë dje dështimin e samitit të fundit mes liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

”Opinioni publik këtu dhe jashtë vendit ndjen keqardhje duke kritikuar SHBA-në për samitin që mori fund pa një marrëveshje’’, shkruan në një editorial agjencia KCNA e cila nuk kishte përmendur deri më tani dështimin e takimit historik mes dy liderëve më 28 shkurt në Hanoi.

Donald Trump dhe Kim Jong-un u ndanë atëherë për një çështje që nuk pati zgjidhje, pas një samiti kushtuar dosjes delikate të denuklearizimit të Gadishullit Korean./

1 komente në “CNN: Korea e Veriut po përgatit lëshim të ri raketash bërthamore”

  1. ME EMER says:

    .. i lumte ..! kjo tregon qe atje ku qeveris populli c`do gje eshte e mundur ..!Korea e Veriut nuk eshte agresive ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje