Stuhi, parada, konflikte, protesta dhe martesa.
Këto janë pamjet që shfaqin fotografitë e realizuara për këtë javë nga fotoreporterët më të mirë në botë.
Ato janë përzgjedhur dhe publikuar nga “The Guardian”. (TemA)
Cameta, Brazil - Një burrë i veshur me kostumin toukan për karnavalet e Cordao da Bicharada në Cametá, Brazilin verior. Festivali ka për qëllim përçimin e mesazhit në mbrojtje të kafshëve të egra të Amazonës. Fotograf: Raimundo Pacco/AP
Nairobi, Kenia - Tetëvjeçarja Keysha Odawa praktikon peshëngritjen në një palestër në Eastleigh, pranë Nairobit, nën vëzhgimin e 10-vjeçarit Channel Obiero. Fëmijët pompojnë rregullisht shtangat me nënën e Channel-it, Mercy Obiero, e cila ka përfaqësuar Kenian në garat ndërkombëtare, përfshirë Olimpiadën e Londrës 2012. Fotograf: Dai Kurokawa/EPA
San Antonio, US - Fotografi Callaghan O’Hare shpenzoi kohë duke dokumentuar jetën e përditshme të nënës me leje lindjeje në SHBA, Lauren Hoffmann. Në foto Hoffman bisedon në telefon, ndërsa i jep të pijë djalit të saj Mikah në tryezën e darkës. Micah është vetëm disa javë dhe ajo tashmë i është kthyer punës. Fotograf: Callaghan O’Hare/Reuters
Boerne, SHBA - Një tjetër foto nga projekti i O’Hare tregon Will Hoffmann, bashkëshortin e Lauren, duke luajtur me djalin e tij dyvjeçar Asa në Sister Creek Vineyards në Teksas. Fotograf: Callaghan O’Hare/Reuters
Për Tokën - Kjo fotografi, e marrë nga astronauti Anne McClain, tregon Kapsulën Dragon SpaceX Crew Dragon duke iu afruar Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Fotograf: Anne McClain/Nasa
Beijing, Kinë - Një vajzë e vogël lodhet duke pritur në ceremoninë e ngritjes së flamurit në mëngjes, në sheshin Tiananmen, para hapjes së seancës së dytë të Kongresit të 13-të Kombëtar Popullor. Fotograf: How Hwee Young/EPA
Jugu i Krasnoyarsk, Rusi - Çdo dimër, ndërsa lumi Yenisei ngrin, shfaqet një rrugë e ngrirë prej pesë kilometrash, e cila lidh bankat e saj lindore dhe perëndimore. Shërbimet rajonale të trafikut mbikëqyrin pikën e kalimit ndërsa makinat ecin mbi akullin e trashë. Fotograf: Ilya Naymushin/Reuters
Johanesburg, Afrika e Jugut - Një banor i fshatit Aleksandra duke ndihmuar të shuajë një zjarr në vendbanimin e Stjwetla. Sipas mediave lokale, rreth 100 banesa u shkatërruan nga rënia e flakëve pas shembjes së shtyllës së tensionit të lartë, duke zhvendosur telat e saj në kasollen poshtë. Fotograf: Gulshan Khan/AFP/Getty Images
Kiev, Ukrainë - Aktivistët dhe mbështetësit e partisë ukrainase të ekstremit të djathtë, Korpusi Kombëtar, duke mbajtur fishekzjarrë para një shtëpie private që ata besojnë se i përket familjes Svynarchuk. Korpusi Kombëtar pretendon se anëtari i familjes ka bërë para nga kontrabanda e pajisjeve ushtarake nga Rusia. Fotograf: Genya Savilov/AFP/Getty Images
Kaliforni, SHBA - Kjo fotografi e ekspozimit të gjatë tregon një sërë gjëmimesh rrufeje mbi Santa Barbara, të parë nga Stearns Wharf në portin e qytetit. Fotograf: Mike Eliason/Santa Barbara County Fire Department/AP
Deir Ezzor, Siri - Gra dhe fëmijë të evakuuar nga sulmi i ashpër i grupit të Shtetit Islamik të Baghouz, mbërritur në zonën e drejtuar nga Forcat Demokratike Siriane-Kurde, të mbështetura nga SHBA. Fotograf: Bülent Kılıç/AFP/Getty Images
Kilinochchi, Sri Lanka - Inthira Piriyatharsini gatuante për familjen e saj në shtëpinë e vet, pasi kishte punuar pwr zhvendosjen e minave në Muhamalai, një nga fushat më të mëdha të minuara në botë. Ju mund të shihni një galeri të jetës së grave, duke e bërë Sri Lanka-n më të sigurt këtu. Fotograf: Allison Joyce/Getty Images
Campo Novo de Rondonia, Brazil - Një fëmijë indigjen në një pemë të prerë, në rezervimin indigjen të Uru-eu-Wau-Wau. Një takim u thirr në fshatin Alto Jamari për të trajtuar kërcënimin e pushtimeve nga grabitës të armatosur të tokës. Fotograf: Ueslei Marcelino/Reuters
Bogota, Kolumbi - Gratë marrin pjesë në një tubim gjatë festimeve të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Këtu mund të shihni një galeri të ngjarjes globale. Fotograf: Luisa Gonzalez/Reuters
Philadelphia, SHBA - Një tren shkon drejt perëndimit ndërsa dielli lind nga pas qytetit. Fotograf: Matt Rourke/AP