FOTOT: Rama në Fier, militantët e PD dalin sërish në rrugë dhe përplasen me policinë, gjakoset një efektiv

9 Mars 2019, 11:00Kronika TEMA
FOTOT: Rama në Fier, militantët e PD dalin sërish në

Dhjetëra militantë të Partisë Demokratike në Fier kanë dalë sërish në protestë sot në rrugën në hyrje të qytetit. 

Gjatë protestës janë shënuar disa incidente  ku protestuesit janë përplasur me policinë, ku njëri prej efektivëve është plagosur me sende të forta dhe është dërguar në spital.

Ndërkohë kryetari i PD Fier Luan Baçi i cili drejton protestën ka akuzuar policinë se po provokon protestuesit.  

Ai ka folur me megafon duke i kërkuar policisë të qëndrojë larg nga protestuesit dhe iu ka bërë thirrje mediave të pasqyrojnë të vërtetën.  

Sipas Baçit, ka policë të infiltruar mes protestuesve. 

“Mos prekni policët. Nuk dua konflikt me miqtë tanë, me vëllezërit tanë. Policia ka hipur në trotuar, është futur mes protestuesve. Mos provokoni qytetarët”, deklaroi Baçi. 

Në këtë qytet ditën e sotme ndodhet edhe kryeministri Edi Rama i cili do të zhvillojë një takim me qyetarët e Fierit në kuadër të turit  “Bashkia që duam”. (TemA) 

3 komente në “FOTOT: Rama në Fier, militantët e PD dalin sërish në rrugë dhe përplasen me policinë, gjakoset një efektiv”

  1. Raul says:

    Jane naziskinet e Epshurr Brahimkarit dhe Kejdi dhembcakalles te trajnuar ne Haremin veror te Jales

  2. Ne do te vazhdojme protesten deri sa ta largojme Edi Ramen.Fieri ka qene gjithmone me LSI .Fieri eshte burimi i votave per ILIR METEN DHE MONIKA KRYEMADHIN.

  3. rexha 10 says:

    NE VITIN 1991 KURE FILLONIN PROTESTAT ,POPULLI ISHTE I NDERGJEGJSUAR DHE NUKE E CENONTE POLICINE. THERRISNIN POLICIA ESHTE ME NE.
    PO TANI CFARE PO NDODHE ?ESHTE E NJEJTA POLICI,PO ME ATO LIGJE,PO ATA BIRE NENASH,PO ATA NJERZE NE KRYE TE DETYRES,PO ATA HALLEXHI QE DALIN NE PUNE PER TE SIGURUAR BUKEN E FAMILJES.CFARE FAJI KA POLICIA.???????????????????.
    JU ORE NJERZE PA MORAL ,QE VINI DORE MBI POLICINE ,DUHETTE GJYKONI SE POLICIA ESHTE ATY PER TE SIGURUAR RENDIN E QETSINE.
    A KENI FEMIJE,FAMILJE ,BABA,MOTER .TE AFERM etj.PO TE NDODHE NDONJE FATKEQSI KETYRE NJERZEVE QE PERMENDA ,JU ME PA DYSHIMIN ME TE MADHE DO TI DREJTOHENI POLICISE,dmth POLICIT ME TE AFERTE QE GJENI
    APO FAMILJET E JUAJA I MBRONE POLITIKANI , BANKAT ,FONDI MONETAR NDERKOMBETARE FMN ,APO OKB .Me njerze si ju, nuke shkohet ase ne hale e jo ne Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje