8 apartamente, dy garazhe, dhe dy makina luksoze, KPK shkarkon prokurorin Arqile Koça

8 Mars 2019, 12:30Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça për mosjustifikimin e pasurisë.Arqile Koça zëvendësoi Rovena Gashin, pas shkarkimit të kësaj të fundit.

Shkarkimi i tij duket disi i çuditshëm nga ajo çfarë prodhoi seanca dëgjimore, ku konsiderohet i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Por pritet zbardhja e vendimit të plotë nga KPK.

Nga verifikimet e kryera nga, KPK tha në seancën dëgjimore se prokurori ka bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin.

Po kështu, ILDKPI ka theksuar në relacion se prokurori Koca ka burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Për sa i përket hetimit të kryer nga KPK janë konstatuar 8 apartamente, dy garazhe, dhe dy makina rezultojnë të jenë përfituar nga një shoqëri private, për të cilat është verifikuar origjina.

Gjatë hetimit rezultoi se subjekti nuk është favorizuar nga kjo shoqëri ndërtimi.

Për sa i përket kriterit të aftësive profesionale, ka rezultuar se prokurori Koça, ka treguar aftësi profesionale, nivel të lartë etike dhe ka treguar angazhim profesional.

Ndërsa për kriterin e figurës, subjekti ka plotësuar saktë formularin dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Arqile Koça ka qenë kandidat për prokuror i përgjithshëm dhe drejtues i sektorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

9 komente në “8 apartamente, dy garazhe, dhe dy makina luksoze, KPK shkarkon prokurorin Arqile Koça”

  1. Orli says:

    Arqile koca,haxhi giu,artur selmani kurvat ashtu … prokuroret e ceshtjes hajkari … hajdari!!!hajdut me cizme.

    1. Hoxh Armandi says:

      Ishte nje hajdut shume i ndershem.

  2. Alban says:

    Po pasuria do i sekuestrohet sic cdo krimineli tjeter?

  3. Janig says:

    Keta me keto pasuri mbajne 7 breza
    sigurisht te vjedhura nga hallexhite qe binin ne dore te tij
    Ky te rripte lekuren
    Shikojeni mire kete koke qyp
    Prokurore bisnesmene vetem ne Shqiperi gjen

  4. MUZINA says:

    PER KETA DUHET SEKUESTRO
    TU JEPEN APARTAMENTET TE PASTREHEVE

  5. NjeQytetarOptimist says:

    8 apartamente, 2 garazhde, me 2 makina, I shendosh me dhjam deri ne zverk.. Mezi leviz e merr fryme.. Te marri potato chips ne seanca gjyqesore dhe do denojm kriminelin.. Kam nje pyetje: Do merrni ne pune nje 30-35 vjecar-e me shpi me keste dhe me makine normale te paguar nga xhepi si nje njeri normal?!?!

  6. Tefa says:

    Po SPAK nuk ka per keta monstra??

  7. Eri says:

    Sekuestroni pasurite ashtu si behet me halabaket se dhe keta me vjedhje i kane.Ca jane halabake rruge dhe i bejne me vjedhje e prostituta keta jane halabake zyrash qe i bejne me vjedhje e korrupsion.Keshtu qe e njejta gje eshte.

  8. PO PER BURGUN,CFAR FLITET,KUR DO SHKOJ NE BURG,,,,SE SI PROKUROR NUK NA RRUHET SHUM,SE KY SKA QEN KURR PROKUROR,VETEM DALLAVEREXHI,,,NA INTERESON BURGU,,,KUR DO SHKOJ NE BURG,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje