Prokuroria apelon vendimin për Ervin Matën

8 Mars 2019, 10:15Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka apeluar sot vendimin Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila la të lirë Ervin Matën.

Organi i akuzës ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje në  “arrest me burg”.

Në 4 Mars Gjykata e Tiranës caktoi masën e detyrimit për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori për 32-vjeçarin.

Ai dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt, 4 Tetorin e vitit të kaluar në zonën ish-bllokut në Tiranë.

Mata u vetëdorëzua në 2 Mars pas 5 muajsh arrati dhe gjatë marrjes në pyetje ka mohuar të ketë qëlluar apo të ketë nisur ai sherrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje