Shqiptari i murosur në Itali, arrestohen katër persona

8 Mars 2019, 09:40Kronika TEMA
Shqiptari i murosur në Itali, arrestohen katër persona

Policia italiane e Monza, ka arrestuar katër persona të akuzuar për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit Astrit Lamaj, i cili u zhduk në Genova, në janar të vitit 2013.

Trupi i shqiptarit u gjet dy muaj më parë më 15 janar, në një banesë në Senago të Brianza.

Mësohet se katër të arrestuarit e kësaj të enjteje, janë që të gjithë italianë.

Nga hetimet e policisë, rezulton se mes tyre është porositësi, ekzekutori dhe personat që murosën kufomën.

Astriti u vra i dyshuar për një vjedhje dhe për shkak se kishte ndërprerë një lidhje sentimentale me një të afërme të një prej personave të hetuar.

Eshtrat e kufomës u gjetën në kompleksin “Villa degli Occhi” në Senago të Monza, ndërkohë që i zoti i banesës nuk kishte dijeni për asgjë.

1 komente në “Shqiptari i murosur në Itali, arrestohen katër persona”

  1. Ura me tri harqe says:

    ..dhe ne themi qe Ballada e Murimit esht legjend shqiptare e mesjetes a me heret.
    Legjenda e Rozafes.
    Shif c bojn taljont.
    Ta kthejn Rozafen dhe Homerin bashk n koh ton !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje