QSUT ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj mjekes specializante të Klinikës së parë të Kirurgjisë gjatë ushtrimit të detyrës në Urgjencën Kirurgjikale.
Në një reagim QSUT, sqaron se “një person i dehur, i papërgjegjshëm, i afërm i një pacienteje e cila po merrte shërbim mjekësor, ka dhunuar mjeken dhe më pas është konfliktuar edhe me forcat e rendit, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në shërbimin e Urgjencës Kirurgjikale”
QSUT thotë se ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.
Drejtoria e QSUT u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autorët të marrin dënimin e merituar.
“Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore”, mbyll reagimin QSUT-ja.
Kshu do bejne kur nuk denohen kur te vdesin vemijen ne barke dhe ta mbyll ceshtjen prokuroria
O qelbësira, un jetoj në Gjermani por un e di ç’kam hequr me mjekët e t’u që më groposen 2 pjestar familje nga që nuk kisha lek, për të shpëtuar të tretin mora rrugën në Gjermani, nga që nuk i paguanim dot mjekët e t’u! Kështu që nuk i besoj një fjalë atyre mjekëve të t’u, që janë bërë njësoj si Berisha, Rama, Meta, dhe Kryemadhi me Bashën!!! Mu thaftë dora që nuk bëra dhe un vetëgjyqësi!!!